• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Kushtet’ për negociatat me BE/ Greqia kërkon varret e ushtarëve në jug të Shqipërisë

09/01/2020
‘Kushtet’ për negociatat me BE/ Greqia kërkon varret e ushtarëve në jug të Shqipërisë

Greqia i rikujton Shqipërisë se afrimi i saj në familjen europiane dhe raportet e mira fqinjësore kushtëzohen nga çështje të cilat Tirana zyrtare ende nuk po i adreson.

Për presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos, një nga to vijon të mbetet gjetja e varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në jugun e Shqipërisë gjatë viteve 1940-41.

Këtë deklaratë kreu i shtetit helen ua përsëriti të familjarëve dhe drejtuesit të Unionit të të Afërmve të Personave të Rënë në Frontin Shqiptar.

“Shpresoj shumë që fqinjët tanë shqiptarë më në fund do e lënë pas retorikën e papranueshme që e vazhdon prej dekadash. Dhe do doja t’i kujtoja se qëndrimet e Greqisë për raportet tona dypalëshe por edhe për perspektivën europiane të Shqipërisë, varen shumë nga ndryshimi i këtij pozicioni”, citohet të jetë shprehur Pavlopoulos.

Sipas drejtuesit të unionit, George Sourlas, betejat në Epirin Verior kundër forcave fashiste gati 80 vite më parë do i kushtonin jetën 8 mijë ushtarëve grekë.

Eshtrat e shumë prej tyre nuk janë gjetur për t’u varrosur me nder nga të afërmit.

“Ne e falënderojmë presidentin Pavlopoulos për ndërhyrjet dhe përpjekjet e tij përballë palës shqiptare. Gjetja e operacioneve të kërkimit të eshtrave nisi dy vite më parë dhe shpresojmë që shkëlqesia e tij do vijojë ta mbështetë këtë kauzë kombëtare e njerëzore”, deklaroi ai

Prej vitesh, Shqipëria po zbaton marrëveshjen për varrezat e ushtarëve grekë në vend, një nga të cilat është vendosur të ndërtohet në Këlcyrë./ Ora News

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al