• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sizmologu grek: Çdo 30 vjet, Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

10/01/2020
Sizmologu grek: Çdo 30 vjet, Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Akademia e Shkencave mblodhi në një konferencë në Tiranë ekspertë dhe akademikë nga rajoni ku u diskutua ndër të tjera përpilimi i kodit të ri teknik për ndërtimet, në mënyrë që t’i rezistojnë forcës së tërmetit ashtu siç e kanë gjithë vendet evropiane.

Tërmeti i 26 nëntorit është padyshim mësim për Shqipërinë, e cila është ende në fuqi kodi i vjetër prej tre dekadash, me kushtet e vjetra teknike, antisizmike.

Profesori i mirënjohur i gjeologjisë në universitetin e Selanikut, Spiros Pavlidesi bën thirrje qeverisë tonë të miratojë hartën e re sizmike pas tërmetit te 26 nëntorit.

Profesor Pavlidesi propozon madje që Shqipëria mos t’i referohet vetëm eurokodeve por të përpilojë një kod të sajin siç ka bërë Greqia.

“Shqipëria është një nga vendet më sizmike të rajonit. Nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet por në bazë të statistikave, çdo 30 vjet në Shqipëri ndodh një tërmet i fuqishëm. Duhet të ndërmerren hapa shkencore dhe ligjore në mënyrë që ndërtimet e reja të jenë të qëndrueshme.

Ne në Greqi kemi kodet më të mira sepse ishin tërmetet ata që na përcaktuan kodet e reja. Sot kemi kodet greke dhe europiane, por në disa pjesë kodi grek është më i mirë. Harta sizmike dhe kodet ne i ndryshojmë çdo 5 vjet, në varësi të studimeve dhe rezultateve Akademia e shkencave dhe ekspertet e sizmologjisë po përgatitin hartën e re sizmike dhe propozimet për kodet e reja të ndërtimit.”, tha sizmologu Spyros Pavlides.

Me herët në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, profesori grek tha se studimi i lëvizjeve tektonike, të cilat shkaktojnë tërmete, si dhe historiku i tyre në këtë pjesë te Europës, japin një pasqyrë më të qartë për frekuencën e tyre, çka duhet të ndërgjegjësojë më tepër autoritetet dhe popullsinë. Tërmeti i 26 nëntorit, ishte nga më të fortët që ka ndjerë zonat e Durrësit, Tiranës, Laçit e Lezhës. Sizmiologet thonë se është një termet që bie një herë në shekull. detyre shume e rëndësishme ne këto momente janë që ndërtimet në vendin tonë të përballojnë këtë dukuri natyrore.

Related Posts

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Lajme

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin
Kryesore

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026
Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë
Kryesore

Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

17/11/2026
Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi
Kryesore

Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

17/11/2026
Kryesore

17/11/2026
Abuzoi me të miturin, dënohet me 13 vjet burg shqiptari në Greqi
Kryesore

Arrestohen 4 shqiptarë të Maqedonisë në Greqi: Do ekzekutonin biznesmenin izraelit (grupi financohej nga Irani)

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al