• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

29 vjetori i OMONIA-s në Dervician, Dule kujton ekstremistin Kacifas: S’kemi një relacion për vrasjen e tij

13/01/2020
29 vjetori i OMONIA-s në Dervician, Dule kujton ekstremistin Kacifas: S’kemi një relacion për vrasjen e tij

Ditën e  djeshme në Derviçan të Gjirokastrës u festua përvjetori i 29 i organizatës Omonia, ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë.

Të pranishëm nga qeveria greke ishin zv/ministri i Jashtëm grek Konstantinos Vlasis, deputeti i Demokracisë së Re Dimitris Jojas si dhe deputeti i Syrizas Aleksis Katsis.

Ndërsa nga Shqipëria, prezente ishte ambasadorja greke në Tiranë Sofia Filipidhu, konsulli grek i Gjirokastrës Lambros Kakisis. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, por edhe kryetari i Bashkisë së Dropullit Dhimiter Toli, i cili i përket PS-së dhe ish-kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri.

Fillimisht në ceremoninë hapëse nga kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo janë lexuar telegramet e urimit të presidentit grek Prokopis Pavlopulos dhe të kryeministrit grek Mitsotakis. Më pas, ish-deputeti Vangjel Dule ka mbajtur një prononcim për mediat duker u shprehur se qeveria e kryeministri Edi Rama nuk i ka respektuar të drejtat e minoritetit grek.

“Pavarësisht përpjekjeve sistematike 29-vjeçare të OMONIA-s që lidhet me ruajtjen e identitetit dhe të drejtat e tyre në legjislacion sikur kërkohet nga ndërkombëtarët, ende me keqardhje konstatojmë se gjatë qeverisjes aktuale shënohen hapa që nuk kanë lidhje me realitetet e reja europiane. Qeveria e zotit Rama që sot mban kryesimin e OSBE-së ka dështuar t’u përgjigjet kërkesave të kohës. Që prej 2017-ës muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve nuk i përgjigjej kërkesave të kohës, megjithatë deri sot nuk është marrë asnjë hap konkret. Pas regjistrimit të dështuar të 2011, ende ligji mbetet problematik dhe i paamenduar sipas kërkesave të Këshillit të Europës. Sfidë është regjistrimi i ardhshëm i popullsisë. Prona e minoritetit grek në breg të Jonit dhe zona të tjera janë objekt abuzimesh të vendimeve qeveritare dhe Ramës. Probleme me vendosjen e tabelave dygjuhëshe janë edhe më tepër problematike,“-tha Dule.

Më tej, Dule rikujtoi edhe njëherë minoritarin e vrarë në Bularat, Konstandinos Kaçifas, duke u shprehur se për të nuk ka ende një informacion zyrtarë për mënyrën se si u ekzekutua nga forcat RENEA.

“Ende nuk kemi një relacion zyrtar për vrasjen e Kostandin Kaçifas në tetorin e 2018. Problemet e minoritetit grek është shumë larg së qeni një realitet europian. Të gjithë pjesëtarët e minoritetit grek mbi identitetin partiak që ndajën të njëjtin vizion për objektivat janë të mirëpritur,”– e mbylli kreu i PBDNJ-së.

Ç’është OMONIA?

OMONIA është një organizatë me natyrë politike dhe kulturore që promovon të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit. Organizata u themelua në vitin 1991, pas rënies së regjimit komunist, në fshatin Derviçan nga përfaqësues të minoritetit grek në jug. Vitet e fundit, kjo organizatë ka marrë një natyrë radikale duke bërë thirrje shpesh herë për bashkimin e jugut të vendit me Greqinë.

 

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

25/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al