• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas sherri në burgun e Avlonas, gardiani rrëfen konfliktin mes bandave shqiptare e greke

17/01/2020
Tjetër shqiptar i vdekur në Greqi, 25-vjeçari gjendet pa jetë në qeli

Dy të burgosur, dy grupe rivale, dy drejtues të bandave, të cilëve u “prenë kokat”, pra u përjashtuan nga pozicioni i tyre në një burg, ku fryma e rebelimit vjen gjithmonë e më në rritje.

Zougla.gr prezanton për herë të parë atë që po ndodh kohët e fundit në burgun e Avlonas, ku të burgosurit janë kryesisht të rinjë.

Kush janë udhëheqësit?

Pothuajse në të gjitha dosjet e kopsitura nga policia, ku përfshihen incidente midis të burgosurve ose kërkime të pa paralajmëruara në qeli, personat e përfshirë janë pothuajse të njëjtë.

Në kampet kundërshtare gjen të burgosur shqiptarë dhe arabë që synojnë të kontrollojnë burgun.

“Kur themi për komandë në burg, kujtojmë që bëhet fjalë për trafikimin e lëndëve narkotike dhe posedimin e telefonave celularë ”, thotë te Zougla.al një gardian me shumë vite eksperiencë në burgje të ndryshme të shtetit.

Që prej 20 vitesh “koka” grupit grek është një i burgosur grek, i cili para se të futej në burg kreu vrasje me thikë dhe vodhi telefonat celularë, si dhe kuletat e viktimës.

Por në burgun e Avlona, ​​ai duket se është bërë “një njeri tjetër”, pasi emri i tij është përfshirë në pothuajse çdo dosje çështjesh nga incidentet me të burgosur, në dhjetor 2018, në një nga të pandehurit e akuzuar për vrasjen e Helena Topaloudi. Raportet thonë se ai u transferua në një burg tjetër në një moment, por u kthye sërish në Avlona.

“Lideri” i grupit kundërshtar është një 22-vjeçar shqiptar që ka rënë në burg për grabitje dhe kundërshtim të autoriteteve.

Sidoqoftë, ka edhe disa të burgosur arabishtfolës në burgje që duan hapësirën e tyre. Midis tyre janë autorët e vrasjes së Nikolla Mustakas, në kodrën e Filopappou më 15 gusht 2018. Ata e vranë në sy të të dashurës së tij me qëllim që ta vidhnin.

“Armët” dhe roli i oficerëve të burgut

Në bastisjet që janë bërë herë pas here nga Oficerët e Sigurisë dhe anëtarët e Ekipit të Hetimit Penal, ata kanë gjetur të gjitha llojet e armëve në qelitë e tyre.

“Ata presin radiatorin ose tubat e ujit, i shndërrojnë llambat e tavanit në thika të improvizuara me xham, në mënyrë që të kenë armë vdekjeprurëse në duart e tyre”, thotë një zyrtar i sigurimit, i cili ka administruar dosjet e burgut.

Sidoqoftë, imazhi i burgut është mjaft i mjerueshëm. Të arrestuarit janë thuajse të pakontrolluar, ndërsa zyrtarët e burgut shmangin hetimin dhe kontrollimin e qelive për të ruajtur qetësinë brenda.

“Disa herë kemi parë kolegë të tmerruar gjatë bastisjeve tona. Ata nuk e dinin nëse shqetësimi i të burgosurve gjatë bastisjes do të ndikonte të nesërmen që ata të mbanin në kontroll të burgosurit e zemëruar.

Sigurisht, ka disa që nuk duruan dot dhe ”zhytën gishtat në mjaltë”, pra u bënë palë me të burgosurit. Rast i tillë është ai i një oficeri, që u arrestua dy ditë para Krishtlindjes. Nga një kontroll në makinën e tij pasi mbërriti në parkingun e burgut dhe në shtëpinë e tij gjetën “pako të improvizuara prej 745 gramë lëndë narkotike, pako të improvizuara që përmbanin cigare, telefona celularë dhe pajisje celulare (karikues)”, tha një zyrtar që i ka bërë balë kërcënimeve të të burgosurve.

Imazhi i keq i burgjeve të Avlona dhe përplasja e fundit mes të burgosurve, e cila la 13 persona të plagosur, duket se ka bërë që kreu i departamentit dhe shefi i Departamentit të Gardës të japin dorëheqjen nga Politika Kundër Krimeve të Sekretarit të Përgjithshëm. Sidoqoftë, ajo që bie në sy është fakti që zyrtarët e burgut pothuajse kurrë nuk kanë gjetur lëndë narkotike ose celular në qelitë e të burgosurve.

“Gjëja e sigurt është se duhet të ketë ndërhyrje në strukturë në burgjet e Avlona në mënyrë që të rritet siguria”, thotë një oficer i Sigurimit i cili shpesh ka paraqitur një çështje për sjellje abuzive brenda institucionit.

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, zyrtarizohet sulmuesi i Superligës greke

Egnatia, zyrtarizohet sulmuesi i Superligës greke

01/09/2026
Zyrtare, Barcelona afron sulmuesin e njohur

Zyrtare, Barcelona afron sulmuesin e njohur

01/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al