• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Operacion në Gjirokastër, arrestohet çifti që trafikonte kanabis çokollatë

19/01/2020

Një vajzë nga Gjirokastra e quajtur Marsida Piperi, u arrestua pasditen e së premtes, si pjesë e rrjetit që synonte trafikimin e një sasie prej 32.5 kilogramë kanabis sativa në formë çokollate.

32-vjeçarja u arrestua nga policia, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, për trafikimin e një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Ajo u prangos bashkë me bashkëjetuesin e saj Fatjon Deda, pasi nga kontrolli në banesë në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, u gjet lënda narkotike e ndarë në pako

Krahas saj u vunë në pranga edhe E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”; Pajtim Aga, 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. Aga është vëllai i një shefi policie në Dibër, Robert Aga, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”.

Gjithashtu u arrestua edhe Shkëlqim Nazari 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh; D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë; Fatjon Deda, 37 vjeç, banues në Shëngjin dhe A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Operacioni për kapjen e tyre u kodua “Tranzit” pasi Policia e Tiranës dhe ajo e Dibrës kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtatë të dyshuarit kishin siguruar lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në formë çokollate në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy personave me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kilogramë lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, gjashtë aparate celularë dhe dy automjete.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë ë vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Anis Mehmeti në pozitë delikate, ylli shqiptar rrezikon shumë në Angli

Anis Mehmeti në pozitë delikate, ylli shqiptar rrezikon shumë në Angli

13/03/2026
Egnatia, titulli dhe sigurimi i “Final 4”. Kampionët në fuqi presin Teutën të cilën e eliminuan nga Kupa

Statistikat/ 29 ndeshje, një rivalitet i hapur mes Egnatias dhe Vllaznisë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al