• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti, Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë për mundësi punësimi

21/01/2020
Raporti, Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë për mundësi punësimi

Forumi Ekonomik Botëror (FEB) renditi Shqipërinë të parafundit për mundësitë e punësimit në raportin botëror të lëvizshmërisë sociale 2020.

Raporti merrte në shqyrtim 82 vende me 10 tregues të ndryshëm të shtrirjes së kujdesit shëndetësor, arsimit, teknologjisë, punës, qëndrueshmërisë dhe efektivitetit të institucioneve për të dalë me një vlerësim të përgjithshëm me pikë, ku 100 ishte vlerësimi më i lartë.

Shqipëria arriti vlerësim mesatar prej 56 pikësh duke u renditur së bashku me Gjeorgjinë dhe Tajlandën, por poshtë Arabisë Saudite, Ukrainës, Moldavisë dhe Serbisë.

Vlerësimi më i dobët ishte për çështjet e punësimit. Për mundësi të punësimit Shqipëria u vlerësua vetëm me 32.5 pikë duke u pozicionuar në vendin e parafundit (vendi 81 nga 82 shtete).

Në raport thuhet se rreth 19% e atyre që kanë diploma janë të papunë, së bashku me 20.4% të atyre me arsim të mesëm dhe 13.8% të atyre me arsim bazë. Këto tregues shprehin qartë se ata me arsim më të lartë kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, çka kontribuon në situatën e “rrjedhjes së trurit” – emigrimit. Mjerisht, mbi gjysma e punëtorëve janë në punësim të cenueshëm dhe rrezikojnë të humbasin punën e tyre.

Në çështjet e shëndetit të popullatës, Shqipëria u vlerësua mirë, me nivele të ulëta të kequshqyerjes, qasje të mirë në kujdesin shëndetësor dhe një normë mesatare të lindjeve ndër adoleshentë. Ajo u rendit në vend të 37.

Për sa i përket arsimit, Shqipëria shënoi pak më shumë se gjysmën e pikëve në dispozicion. Rreth 70.7% e nxënësve të pafavorizuar në shkolla raportuan mungesë të materialeve arsimore dhe u vu re nivel i ulët i diversitetit shoqëror. Sipas FEB-së mund të bëhet më shumë për të përmirësuar raportin e mësuesve për rnxënës në arsimin fillor dhe të mesëm.

Më pak se gjysma e punëdhënësve ofruan trajnime dhe popullsia ka më pak se aftësia optimale e njohurive dixhitale. Raporti gjithashtu vuri në dukje një rezultat të ulët për politikat aktive të tregut të punës, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 62.

Për sa i përket lidhjes në internet, 71.8% e popullsisë përdorin internetin dhe 99.2% e vendit është e mbuluar nga 3G. Ndërsa 100% e popullsisë ka qasje në energji elektrike, por sipas raportit jo të gjitha shkollat ​​kanë qasje në internet.

Për sa i përket mbrojtjes sociale, vendi renditet keq me vetëm 11,9% të PBB-së të shpenzuar për këto çështje. Rrjeti i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore për punëtorët shqiptarë u vlerësua me vetëm 2.3 nga 7 pikë, duke u renditur në numrin 72 në të gjithë botën.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është vlerësimi për perceptimin rreth korrupsionit ku Shqipëria nuk befason aspak me rezultatin. Ajo ka marrë vetëm 36 nga 100 pikë të mundshme./ exit.al

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

Trajneri lavdëroi Anis Mehmetin, vendimi i tij zyrtar nuk lë më dyshime për të ardhmen

25/08/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Iku në mënyrë të papritur nga Vllaznia, Kobiljar pret mijëra euro dhe i bllokon merkaton ish-klubit

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al