• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e panjohur, si u rrezikua shkrimtari Ismail Kadare nga Banda e Lushnjes (VIDEO)

21/01/2020
Historia e panjohur, si u rrezikua shkrimtari Ismail Kadare nga Banda e Lushnjes (VIDEO)

Nga emisioni Top Story

Pas vrasjes së Taullaut, banda ishte e vendosur të hakmerrej deri në fund ndaj çdo punonjësi të shtetit që u kishte hapur probleme. Përmes ndikimit të grupit, disa prej drejtuesve kryesorë ishin larguar nga strukturat e policisë. Një prej tyre ishte edhe ish-drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala, njeriu që kishte drejtuar operacionin e vitit 1999 kundër bandës. “Ajo që ndodhi pas ikjes sime është që këta njerëz që ishin angazhuar e kishin bërë punë të lavdërueshme, dikush dhe ishte dekoruar u hoqën menjëherë”, tregon Spartak Poçi, Ish – Ministër i Rendit.

Në 5 Mars të vitit 2005 një sasi tritoli shpërthen në pallatin ku Shala banonte në zonën e “Don Boskos”. Në atë ngjarje mbeti i vdekur Enver Rabija, anëtar i bandës së Lushnjes. Duket se diçka shkoi keq dhe tritoli shpërtheu para kohe, në duart e atentatorit. Karta e telefonit që kishte aktivizuar tritolin kishte dy numra të regjistruar, një në Rumani dhe një në Turqi. Numri rumun ishte i të dashurës së Aldos, Denada Kodrës kurse në Turqi i vetë Bares. Ngjarja, u lexua si mesazh edhe për Katja Banon, nënën e policit Klenti Bano, i ekzekutuar nga banda disa vite më parë. Ajo, banonte në të njëjtin pallat. Prej asaj ngjarje, Katja kyçi gojën. Top Story insistoi për një intervistë por zonja Bano refuzoi.

Në Gusht të vitit 2005, Shalës i vendosin tritol në makinë. Ishte data 13, kur Xhaviti merr mjetin tip benz që e parkonte përballë pallatit. Ai kishte destinacion Elbasanin, ku ndodheshin bashkëshortja dhe fëmijët. Te Shkëmbi i Kavajës, Shala bën një ndalesë dhe konsumon një kafe me ish-ministrin Spartak Poçi. “Edhe atje kemi qenë atë ditë, e mora vesh disa minuta më vonë ngjarjen që nodhi”, tregon Spartak Poçi, Ish – Ministër i Rendit

Ish-drejtori i Policisë bën një tjetër ndalesë në zonë ku takohet me disa kushërinj nga Kosova. Ai merr një telefonatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare i cili e fton për një kafe në banesën e tij te Mali i Robit. Më pas, ai i drejtohet banesës ku qëndronte shkrimtari Kadare. Top Story, ka siguruar këtë foto të kohës që i përket pikërisht takimit të asaj dite. Shumë pranë tyre ishte edhe mjeti me lëndën plasëse që nuk aktivizohet. Këto detaje që flasin për rrezikun që iu kanos shkrimtarit të madh shqiptar dalin në dritë për herë të parë në këtë dokumentar. Duket se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje e egër. Ata e dinin se Shala po shkonte te familja e tij.

Komisari ndalon në një servis në Elbasan pasi mjeti kishte një defekt. Punëtori i servisit, një djalë vetëm 17-vjeçar, nxjerr pakon e mbështjellë me natriban ku ishte lidhur një celular. Në atë moment, me instiktin e një polici Shala merr pakon dhe e hedh diku larg me shpejtësi. Aty mbërrijnë forcat xheniere që çaktivizojnë tritolin. Pas këtij atentati, Shala nuk i kishte besim as truprojave të shtetit. Ai organizon largimin e bashkëshortes dhe fëmijëve në mënyrë të fshehtë jashtë vendit./ Marrë nga Top Story, Top Channel

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

02/05/2026
Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al