• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbja e Luftëtarit në Kukës, ndëshkimi nisi me golin e Shametit nga Gjirokastra

02/04/2017
Humbja e Luftëtarit në Kukës, ndëshkimi nisi me golin e Shametit nga Gjirokastra

Në “Zeqir Ymeri” surprizat janë të ndaluara. E pamundur edhe për Luftëtarin të befasojë Kukësin në fushën e tij. Skuadra gjirokastrite, e cila ka spitakur në këtë sezon me futbollin e saj tërheqës u mposht 3-2 nga Kukësi, më i bindur se kurrë për të prekur ëndrrën titull. Që në minutën e katër një lëvizje e zgjuar e Ylli Shametit kapi në befasi mbrojtjen mike pas një këndoreje, mbrojtësi gjirokastrit ndëshkon ekipin e vendlindjes së tij.

Vetëm katër minuta zgjati avantazhi fillestar i Kukësit, pasi Eri Lamcja shënoi një gol të thjeshtë i asistuar nga Kristal Abazaj, pas një kombinimi perfekt mes 20-vjecarit dhe Reginaldos. 1-1

Një finalizim ky që u dha krahë gjirokasttritëve, të cilët deri në minutën e 20 e mbyllën Kukësin në gjysmëfushën e tij. Por një skuadër eksperte si e Gjokës di të reagojë atëherë kur mendohet se po vuan më shumë. Pas një rasti të humbur me kokë nga Reginaldo, Boyom, në tentativë për t’i larguar topin nga këmbët kroatit Pejic, shënon në portën e tij, duke kapur në kundërkohë Rucin. 2-1.

Në të 30-ëm Emini gjen hapësira e nga e majta e sulmit dhe kroson në shtyllën e dytë për Pejic, që realizon të tretin me një goditje fluturimthi, që me gjithë devijimin e Rucit përfundon në rrjetë. 3-1

Pjesa e parë mbyllet me një veprim spektakolar të Cale, i cilit ndalet vetëm nga traversa.

Që në fillim të fraksionit të dytë Luftëtari shfaqet agresif për të përmbysur shifrat. Në të 53-ën Eri Lamcja goditi rrjetën e jashtme, ndërsa në të 65-ën Mutumane fare pranë portës nuk arrin të përfitojë, me Kolicin që kontrollon në dy kohë.

Gjoka vendos të aktivizojë Lushtakun në vend të Eminit, ndërsa Milinkovic bën edhe zëvendësimin e fundit me Benguin për Eri Lamcen. Pal caste më vonë Imami i dëmtuar ia la vendin Dvorenkovicit, me Kariokën që u tërhoq në mbrojtje, aty ku u ndie mungesa e Rrumbullakut.

Pas humë përpjekjesh të dështuara, Luftëtari rihapi ndeshjen në të 80-ën, kur Beqiri pas një skemë të aplikuar në një goditje standarde, i coi shifrat në 3-2.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura madje Lushtaku në kohën shtesë mund të kishte realizuar një tjetër gol me një penallti në lëvizje. Kukësi më këtë sukses ruan pozicion në krye të renditjes, sikurse Luftëtari mbetet në vendin e katërt, me vetëm 1 pikë më shumë se Vllaznia./ss

Related Posts

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!
Kryesore

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

19/09/2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend
Lajme

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend

19/09/2026
Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar
Kryesore

Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar

19/09/2026
U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë
Kryesore

Plagosën me thikë dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 persona

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

Mehmeti merr një tjetër goditje, mbetet jashtë përballjes me Evertonin

19/09/2026
Fenomeni Maks Verstappen, niset i fundit dhe parakalon 100 pilotë

Fenomeni Maks Verstappen, niset i fundit dhe parakalon 100 pilotë

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al