Shkatërrimi i kartelit të kokainës në Greqi ka nxjerrë në skenë edhe njëherë forcën e grupeve kriminale shqiptare.
Siç shkruajnë mediat greke, dy agjentë të infiltruar kishin arritur të fitonin besimi e grupit kriminal dhe të futeshin në të në shtator 2018. Madje, njëri prej tyre, siç shkruan “Proto Thema”, ishte në velierën që transportoi drogën nga Karaibet në Astako.
Për dy vjet ata regjistruan lëvizjet e kartelit të drogës, duke njoftuar autoritetet, edhe me rrezik personal.
Kreu i grupit rezulton një kriminal nga Shqipëria me pseudonimin “Doktori”, ndërsa bashkëpunëtorët e tij jetonin prej vitesh në Greqi. Ai kishte lidhje në Afrike dhe në Spanjë.
Agjentët me emrat e rremë “Stavros Triantis” dhe “Kyriakos Stratias” regjistruan lëvizjet e kartelit dhe të velierës “Baracuda 7” me flamur grek.
Në 9 nëntor 2018, “Baracuda 7” niset nga Alimo për udhëtimin e largët dhe të jashtëligjshëm të transportit të drogës. Në velierë ndodhet agjenti i infiltruar “Stavros Triantis” dhe një trafikant nga Shqipëria, i quajtur Arben, banues në Spanjë.
Arbeni kishte komunikim të vazhdueshëm me organizatën, përmes një pajisjeje të veçantë komunikimi, nga e cila merrte urdhra.
Karteli i kokainës e nisi velierën 15 muaj më herët, duke pasur qëllim që të transportonte drogën në Astako, Aitiloakarnanias, në fillim të 2020.
Në 4 Dhjetor 2018, veliera arriti në portin e Tenerifes, bashkë me të sipërpërmendurit.
Në orët e mëngjesit të 13 dhjetorit 2018, në veliere shkuan dy shtetas shqiptarë, që të takonin ekuipazhin, ndërkohë që në takim kishte dhe persona të tjerë.
Në vazhdim, teksa panë prezencën e policëve spanjollë, që i ndiqnin, u vendos që të mos merrej asnjë vendim, deri në realizimin ose jo të udhëtimit.
Të nesermën një nga dy drejtuesit iku në rrugë ajrore nga Tenerife drejt Barcelonës.
Organizata kishte frikë se mos kishte ndonjë pajisje përgjuese në velierë dhe për këtë u kontrollua, dhe gjatë qëndrimit në Karaibe ndërroi disa herë vendqëndrim.
Organizata kishte tentuar dhe dy herë të tjera të transportonte drogë, por pa ja arritur qëllimit. Sipas agjentit të infiltruar, hera e parë ishte në tetor 2018 me mjet lundrues të pikasur në Marina Alimou.
Sipas agjentit, në mes të Janarit 2019, veliera arriti në Martinika të Karaibeve. Muajt kalonin dhe me urdhër të organizatës, “Stratia” hipi në velierë për të transportuar ngarkesën në Prevezë.
Takimi në Agrinjo
Në një rast, në një bar kafe në Agrinjo u realizua një takim mes agjentit të infiltruar dhe pjesëtarëve të organizatës në lidhje me pagesën e garancisë për tërheqjen e ngarkesës.
Pjesëtari i organizatës që u la takim ishte R. S., ndërsa ditën e takimit në distancë po ndiqnin edhe pjesëtarë të tjerë të organizatës, të cilët ishin në një automjet dhe në një furgon Renault, që shërbente për transport dhe ku u arrit të kapej vetëm pasagjeri.
Në kafene, agjenti i infiltruar takoi H. S dhe P. A. Këta të dy treguan garancinë 120.000 euro dhe kur agjenti pa shumën, i tha të iknin te shtëpia në Astako, ku ishte ngarkesa.
Pak më herët, në Athinë ishte lënë tjetër takim mes një agjenti të infiltruar dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, po me të njëjtin qëllim, pra të jepeshin si garanci 109.550 euro.
Kështu dhe ndodhi, me garancinë për drogën që shkoi në 229.550 euro./ BW