• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ditëlindja e Kadaresë, Rudina Xhunga thirrje ministres Margariti: Gazetarët e kulturës të paguhen të paktën një vit rresht nga Ministria e Kulturës

28/01/2020
Ditëlindja e Kadaresë, Rudina Xhunga thirrje ministres Margariti: Gazetarët e kulturës të paguhen të paktën një vit rresht nga Ministria e Kulturës

Gazetarja Rudina Xhunga i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Ministrisë së Kulturës, duke i kërkuar të paguajë gazetarët e kulturës, teksa komentoi 84-vjetorin e Ismail Kadaresë, që është sot, por që zuri shumë pak hapësirë në media, në krahasim me ngjarjet e kronikës së zezë.

Duke komentuar ngjarjet e aktualitetit në rubrikën “Opinion”, në News24, ku vendin e zë fatkeqësisht kronika e zezë, Xhunga tha se një gjë e tillë ndodh, pasi gazetarët e kronikës shihen si “yje”, ndërsa ato të kulturës as nuk paguhen.

Xhunga propozoi që gazetarët e kulturës të paguhen të paktën një vit rresht nga Ministria e Kulturës, në mënyrë që të mos jepen vetëm lajme për krimin dhe detaje monstruoze, por të shohim edhe lajme kulture.

“Është njeriu që na bën krenarë. Kam intervistuar shumë shkrimtarë të huaj, dhe kam qenë Rudina Xhunga që ka bashkëkombëtar, Ismail Kadarenë. Unë e njoha Shqipërinë përmes dritares që hapi Ismail Kadare. Isha në Izrael, kur Kadare u vlerësua me çmim, dhe ishte i njëjti si këtu, që priste me thjeshtësi adhurimin e botës. Ja kam bërë shumë herë pritjet e “Nobelit” dhe më ka premtuar që një ditë do më tregojë për pritjet.

Kadareja është shqipja jonë e përbashkët, krenaria jonë e madhe. Nuk është puna që Kadare nuk tërheq, ai tërheq në botë, e jo më këtu, problemi është se këtu ndodh diçka me kulturën, nëse gazetarët e kronikës janë yje, ato të kulturës nuk i duan, nuk paguhen.

Pra, problemi është se gazetarët e kulturës këtu nuk paguhen. Tani i duhet thënë Ministrisë së Kulturës të bëjë politika idealiste. Para disa ditësh po shihja për një projekt të Ministrisë së Kulturës dhe pata dëshirë t’i propozojë që paratë duhet të shkojnë për gazetarët e kulturës. Nëse gazetarët e kulturës do të paguheshin për një vit nga Ministria e Kulturës, nuk do të merremi me lajmet e krimit. Le ta bëjë shteti, të paguajë gazetarët e kulturës, për të treguar çfarë bën Timo Flloko.

Dreqi e mori, flasim për aktorët e mëdhenj të këtij vendi, kur ata vdesin, dhe këtë e bëjnë gazetarët e kronikës, ç’është kjo, ku është parë kjo në botë, sepse gazetarët e kulturës nuk mbahen dot me para. Le t’u japin para atyre, sepse para ka. Kultura sjell kulturë, krimi sjell krim”, tha Xhunga.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Broja merr “dhuratën” për fundvit, titullar në Premier League

27/12/2025
“Big Brother VIP Albania 5”, zbulohen disa nga emrat që mund të jenë pjesë e këtij edicioni

Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al