Mes panikut dhe frikës për një tërmet si ai i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, qytetarët kanë lënë banesat dhe kanë dalë në rrugë, ndërsa disa kanë zgjedhur që të ecin me makinë.
Por kjo situatë ka shkaktuar bllokimin e disa rrugëve.
Sipas Hartës Dixhitale të Aksidenteve Rrugore, janë bllokuar rrugët kryesore në Tiranë dhe Durrës, ku është krijuar dhe radhë e gjatë mjetesh, siç shihet dhe në foton në fjalë.