• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehen skafet në Shqipëri, trafikantët çojnë në Itali klandestinë nga Siria

02/02/2020
Rikthehen skafet në Shqipëri, trafikantët çojnë në Itali klandestinë nga Siria

Vlora po rikthehet në shënjestër të trafikantëve jo vetëm të lëndëve narkotike, por së fundmi edhe të qënieve njerëzore. Roja bregdetare shqiptare dhe ajo italiane shpëtuan mëngjesin e së shtunës 18 migrantë dhe një skafist që lëshuan sinjalin e ndihmës prej motit të keq në det të hapur.

Burime vendore policore njoftuan ankorimin e gomones së vogël nga zona e Divjakës në Portin e Durrësit, ndërkohë që migrantët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Mes migranëtve disa ishin gra dhe një fëmijë, thanë burimet policore.

Policia e shtetit nuk ka dhënë ende informacion zyrtar për ngarjen, por nga burimet policore mësohet se skafisti i ndaluar është Renato Cenko nga Vlora,qyteti ku dyshohet se është nisur edhe gomonia me migrantët e parregullt. Destinacioni i mjetit lundrues nga hetimet paraprake policore shqiptare rezulton të ishte Italia.

Sipas hetimeve paraprake problemet e motit të keq me det të trazuar dhe kapaciteti i vogël i gomones e kanë detyruar skafistin të kërkojë ndihmë. Dy ditë më parë policia shqiptare ndaloi një nga dy gomonet e nisura nga Greqia fqinje në drejtim të brigjeve shqiptare në një operacion të përbashkët me rojen europiane të kufijve “Frontex” dhe rojën bregdetare italiane.

Gomonet ishin zbuluar nga një avioni i Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjeteve të lundrimin dhe kapjen e autorëve që drejtonin gomonet. Por, sipas policisë shqiptare, gjatë ndjekjes, një mjet lundrues ka arritur të kthehet sërish në ujërat greke. Mjeti i bllokuar në brigjet shqiptare kishte 3 motorë të fuqishëm. Policia tha se duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës mjeti i lundrimit është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” në Vlorë. Policia tha se në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant.

Vlora po rikthehet në shënjestër të trafikantëve jo vetëm të lëndëve narkotike, por së fundi edhe të qënieve njerëzore. Bllokimi i grupeve me refugjatë në këtë zonë fillimin e këtij viti ka ngjallur dyshimet e policisë për tendenca të organizimit të trafikut të refugjatëve me mjete lundrimi drejt Italisë.

Refugjatët hyjnë në territorin shqiptar nga kufiri grek dhe synojnë ta përdorin Shipërinë si një pikë të përkohshme për të kaluar drejt vendeve europiane. /VOA

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al