• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A mund të parashikojnë kafshët tërmetet?

03/02/2020
A mund të parashikojnë kafshët tërmetet?

* Raporte mbi sjelljet anormale të kafshëve para tërmeteve, ka pasur që nga kohërat e lashta. Referenca më e hershme, mund të jetë ajo nga qyteti grek Helice në vitin 373 Para Krishtit. Historianët rrëfejnë sesi minjtë, gjarpërinjtë, dhe zvarrarnikët e tjerë e braktisën qytetin, disa ditë para një tërmeti shkatërrues.

Që nga ajo kohë, tregime të ngjashme janë raportuar nga e gjithë bota ndër shekuj. Martin Vikelski, i Institutit Maks Plank mbi Sjelljen e Kafshëve, thotë se çelësi i studimit të këtij fenomeni, është të kuptuarit në rritje të sjelljes kolektive të kafshëve.

“Ajo që njerëzit e quajnë “shqisa e gjashtë” e kafshëve, është një veti e jashtëzakonshme e tyre për të ndjerë mjedisin përreth dhe për të ndërvepruar më të, ndaj këtu nuk ka ndonjë magji”-thotë ai. Për më tepër, teknologjitë e reja na japin sot mundësi të matim atë që bëjnë kafshët 24 orë në 7 ditët e javës, me një rezolucion shumë të lartë.

Kjo i jep mundësi studiuesve si Vikelski, të testojnë më së miri hipotezat rreth kafshëve dhe tërmeteve. Në një studim të fundit, Vikelski dhe kolegët e tyre, përdorën të dhënat 3D për të vëzhguar nga distanca nivelin e aktivitetit të kafshëve (lopëve, qenve dhe deleve), që jetonin në një fermë afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që goditi Norçian në Itali në nëntorin e vitit 2016.

Në fillim, studiuesit identifikuan dhe kuantifikuan modelet normale të veprimtarisë ditore për 3 speciet. Pastaj analizuan për gati 6 muaj të dhënat e aktivitetit të kafshëve, në kontekstin e aktivitetit sizmik në vazhdim, si dhe ndikimin e ndërsjellë të 3 specieve tek njëri-tjetri.

Ata zbuluan një veprimtari të qëndrueshme parashikuese tek këto kafshë, para goditjes së tërmeteve. Kafshët treguan në mënyrë të përsëritur nivele jashtëzakonisht të larta të aktivitetit të kafshëve para tërmeteve, me një kohë parashikimi (1-20 orë), të lidhura negativisht me distancën nga epiqendrat e tërmetit (5-28 km).

Pra sa më larg tërmetit, aq më e shkurtër është koha e paralajmërimit nga kafshët. Këto modele reagimi, u shfaqën vetëm gjatë periudhave kur kafshët ishin në stallë, dhe jo kur ishin jashtë në kullotë. Kjo nënkupton se ato ishin më të ndjeshme në godina të mbyllura.

Vikelski beson se kjo ka të ngjarë të lidhet me reagimin e përgjithshëm ndaj stresit të kafshëve, reagim që forcohet kur ato ndodhen në një ambjent të mbyllur. Në situata të mbushura me njerëz, mund të ketë një reagim të shtuar ndaj stresit, dhe ai mund të përhapet midis individëve në një mënyrë më efikase.

Ky studim nuk adresoi saktësisht, se çfarë ndjenin kafshët në mjedis përpara ndodhjes së tërmeteve. Konstatimi se koha e parashikimit varet nga distanca nga epiqendra, është në përputhje me një proces të ngadaltë, që është ndoshta i lidhur me ndryshimet elektrike në ajër ose gazin e çliruar nga toka.

Para se të ndodhë një shkëputje tektonike, presioni i madh bën që shkëmbinjtë nëntokësorë të lëshojnë jone në ajër. Vikelski e krahason rezultatin me ajrin e elektromagnetizuar, që shpërndahet para një stuhie të madhe apo një tornadoje.

“Nëse e kuptojnë ajrin elektrostatik po që vjen drejt tyre, qentë tërbohen, dhe kjo ndjesi përhapet midis kafshëve, duke e forcuar sinjalin. Është gati si një rënie në tregjet e aksioneve, ku askush nuk e di se si filloi, por që kishte disa shenja praprake se diçka nuk ishte në rregull, dhe të gjithë më pas nisin të çmenden”-thotë Vikelski.

Ai shton se ky eksperiment, është vetëm hapi i parë në përpjekje për të stimuluar një axhendë kërkimore. Ai synon të mësojë më shumë se cilat janë shenjat paralajëmëruese të tërmeteve, dhe si njerëzit të nisin t’i kuptojnë ato, apo si funksionojnë këto ndërveprime midis kafshëve.

“Deri tani, disa njerëz mendojnë se unë jam i marrë, kur mendoj se kafshët mund të kuptojnë shenjat paralajmëruese të tërmeteve. Por në sjelljen kolektive të kafshëve, ekziston një “bio-thesar” i madh informacioni. Ne mund të kemi përfitime të mëdha nga kuptimi i sjelljes së tyre kolektive, dhe t’i vëmë këto njohuri në dobi të njerëzimit”-thotë ai./ Psychologytoday-

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Momentet e para si baba, bëhet virale video e ëmbël e Mirlind Dakut me vajzën e sapolindur

Momentet e para si baba, bëhet virale video e ëmbël e Mirlind Dakut me vajzën e sapolindur

27/12/2025
Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al