• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fsheh ‘Shumakeri i Gjirokastrës’ që goditi policinë, zbardhen detaje nga hetimi

06/02/2020
I riu nga Gjirokastra i bën terror policisë, 5 të plagosur nga ndjekja si nëpër filma. Ngjarja u mbajt e fshehtë fillimisht (VIDEO)

Nga Elton Qyno

Aldiron Shehu, i cili mëngjesin e 4 shkurtit 2020, vuri në lëvizje dhe alarmoi komisariatet e Devollit, Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, kishte në makinën e tij 4 targa shqiptare, 1 targë greke dhe 1 fenelinë policie me kordon. Shehu, dy ditë më parë aksidentoi rëndë efektivin e policisë së Elbasanit Eugen Abdyrrezaku, i cili së bashku me kolegët e tij, Gëzim Leka, Kristi Pepa dhe Erion Balla, kishin organizuar një postobllok policor për ndalimin e Aldiron Shehut.

I vetë cilësuar si “Shumakeri i Gjirokastrës”, Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit. Por Aldiron Shehu, nuk ka ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të Korçës. Shehu është ndalur vetëm në Elbasan, ku 100 metra pasi kishte çarë postbllokun e policisë rrugore dhe goditur një efektiv policie, automjeti që ai drejtonte është përplasur me një makinë të rastit në rrugë, dhe për pasojë është përmbysur. Vetëm në këtë moment, Aldiron Shehu, që i ishte shmangur ndjekjes së policisë nga zona e Devollit, është arrestuar.

Gjatë kontrollit të makinës së tij të përmbysur, policia konstatoi dy targa AA 155 DP që i përkasin një personi nga Shkodra, dy targa të tjera DR 0701 A, që i përkasin një personi nga Durrësi, një targë greke IEH 3922 dhe një fenelinë policie me kordon. Grupi i hetimit tha për “Shqiptarja.com” se ka shumë dyshime se Aldiron Shehu, ka qenë në zonën e Devollit për të transportuar lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj në Greqi.

Policia ka ngritur dyshime të forta se ai mund të ketë pasur dhe armë me vete, por duhet ta ketë hedhur gjatë rrugës në ndjekje e sipër nga policia. Kjo gjë, beson policia, ka ndikuar që Shehu të mos i bindet asnjë postblloku policie nga Devolli deri në Elbasan. Gjatë marrjes në pyetje në prani të oficerëve dhe prokurorit të çështjes, Shehu, ka pohuar se është përdorues i kokainës. Sipas dëshmisë së tij ai ishte duke shkuar në Devoll, por pa treguar se tek cili person dhe ka vënë re se po ndiqej nga një patrullë policie. Drejtuesi i automjetit sapo ka vënë re punonjësit e policisë ka ndryshuar drejtimin e lëvizjes duke u futur në rrugën dytësore, e cila të çon në fshatin Cangonj.

Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të makinës “ëolksvagen”. Në kohën kur Shehu ka vënë re se po ndiqej nga makina e policisë, në fshatin Vranisht Shehu ka bërë një manovër të rrezikshme në rrugë, duke u kthyer menjëherë dhe pasi ka rrezikuar të nxjerrë jashtë rrugës automjetin e punonjësve të policisë është kthyer me drejtim lëvizjeje nga Devolli për në qytetin e Korçës. Që në këtë moment ai është tentuar të ndalet tre herë nga policia, e cila ka organizuar postblloqe, por pa rezultat. Shehu, është ndalur vetëm pas një postblloku në Elbasan, ku policisë i është dashur të qëllojë me armë në ajër për ta bindur të ndalojë, por sërish Shehu, ka çarë bllokuesen e rrugës, duke goditur dhe një punonjës policie dhe më pas ka aksidentuar me një makinë tjetër, duke lënë të plagosur 4 persona, D.Plaka, D. Plaka, A. Cani, D.Hazizi dhe A.Latifi. I plagosur ka mbetur dhe punonjësi i policisë Eugen Abdyrrezaku.

Pritet që ditën e nesërme gjykata e Elbasanit të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë të “arrestit me burg” për Aldiron Shehun, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit mbetur në tentativë”, “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e 5 personave” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”. Në fakt për veprën e fundit penale, Shehu rezulton se është marrë i pandehur edhe nga prokuroria e Gjirokastrës, ku çështja është ende në gjykim./ Shqiptarja.com

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al