• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Heshtja që kushton 30 milionë euro në vit

07/02/2020
Heshtja që kushton 30 milionë euro në vit

Nga Klodian Tomorri

Sa herë që një qytetar niset nga Rinasi për të udhëtuar me avion, atij i merren padrejtësisht 20 euro. Paratë paguhen në çmimin e biletës, por arkëtohen nga kompania koncesionare si tarifë aeroportuale.

Në Top Channel, publikuam raportin e auditimit të pavarur ekonomik për kontratën koncesionare të aeroportit të Rinasit. I hartuar nga gjigandi ndërkombëtar i financave BDO, raporti tregon në mënyrë të pakontestueshme se koncesioni i Rinasit ka krijuar disbalanca të mëdha ekonomike, në favor të kompanisë private. Por cfarë do të thotë kjo?

Rinasi është një koncesion pa garanci trafiku. Por për të mbrojtur palët, bashkë me kontratën koncesionare, është miratuar edhe një skenar financiar bazë. Praktikisht ky skenar ka përcaktuar normën e fitimit të kompanisë për të gjithë periudhën e koncesionit. Dhe në nenin 19.4, kontrata e thotë qartë; në rast devijimesh nga skenari financiar, atëherë secila palë ka të drejtë të kërkojë kompesim të plotë nga pala tjetër. Nëse kompania fiton më pak nga sa ishte parashikuar, ajo ka të drejtë të kërkoj diferencën nga qeveria. Por nëse fiton më shumë, atëherë qeveria ka të drejtë të marrë tepricën e fitimit. Por cfarë ka ndodhur?

Për shkak të rritjes së vrullshme të pasagjerëve, por edhe tarifave të larta, fitimet e kompanisë kanë rezultuar shumë më të mëdha nga sa ishin parashikuar në kontratë. Sipas raportit të auditimit, për periudhën 2005-2017, aksionerët e kompanisë kanë marrë 66 milionë euro dividentë më shumë se sa parashikon skenari bazë. Ndërsa deri në vitin 2027, kur përfundon afati i koncesionit, këta aksionerë parashikohet të marrin 288 milionë euro dividentë në total ose plot 170 milionë euro më shumë se sa ishte parashikuar në kontratë. Këto janë para që i përkasin qytetarëve shqiptarë.

Eksperti i pavarur i auditimit ka listuar disa rrugë se si qeveria mund të marrë mbrapsh paratë që i takojnë dhe koncesioni të rikthehet në ekuilibër ekonomik. Por rruga që ai ka rekomanduar si më e përshtatshme është përgjysmimi i të gjitha tarifave aeroportuale dhe detyrimi i kompanisë të investojë 36 milionë euro shtesë për modernizimin e aeroportit. Si i ndikon kjo qytetarët?

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht kompania koncesionare e aeroportit arkëton 40 euro tarifa për çdo pasagjer që niset nga Rinasi. Sipas ekspertit të pavarur, që vitin e kaluar tarifa për pasagjer duhet të përgjysmohej dhe nga 40 euro të ulej në 20 euro. Kjo do të sillte dy përfitime të mëdha.

Së pari do të ulte direkt çmimet e biletave që paguajnë qytetarët dhe së dyti do të rriste numrin e turistëve. Sipas përllogaritjeve të Autoritetit të Aviacionit Civil, një ulje me 10 euro e çmimit të biletave rrit me 300 mijë vetë numrin e udhëtarëve. Pra, më shumë turistë, më shumë të ardhura për ekonominë, kosto më të lira për qytetarët. Por qeveria nuk vepron edhe pse e ka detyrim ligjor.

Ministria e Infrastrukturës ka në dorë raportin e ekspertit të pavarur. Po kështu, kontrata koncesionare e miratuar në vitin 2004 e ka të qartë rrugën se si veprohet. Fillimisht ministria kërkon negociata me kompaninë koncesionare. Nëse kompania nuk pranon rezultatet e raportit të auditimit nga eksperti i pavarur, i cili eshte perzgjedhur edhe me dakortesine e saj, atëherë shkohet në arbitrazh.

Por prej një viti, procesi zvarritet. Çfarë e shtyn një qeveri të hezitojë për të ulur tarifat e qytetarëve? Kjo nuk dihet me siguri. Ajo që dihet është se sipas raportit të ekspertit, për çdo vit që kalon qytetarëve u merren padrejtësisht 30 milionë euro tarifa aeroportuale, ndërsa ekonomia humbet shumë më tepër.

Related Posts

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar
Blog

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pako misterioze drejt Shqipërisë, qeni i doganës gjermane bën një zbulim të paparë (FOTO)

Pako misterioze drejt Shqipërisë, qeni i doganës gjermane bën një zbulim të paparë (FOTO)

02/11/2026
Rama gjen shefen e re të komunikimit, ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

Rama gjen shefen e re të komunikimit, ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

01/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al