• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Del seria e dytë e filmit të Bashës me Verën, kreu i PD nxehet keq: Kam dy prindërit me ilaçe, këtu s’ka më as dinjitet! (VIDEO)

08/02/2020
Del seria e dytë e filmit të Bashës me Verën, kreu i PD nxehet keq: Kam dy prindërit me ilaçe, këtu s’ka më as dinjitet! (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon turin e tij me ‘Po të dëgjoj’ nëpër lagjet e Tiranës, ku takon qytetarë të ndryshëm dhe i pyet ata për problemet që hasin çdo ditë.

Ditën e sotme, lideri demokrat ka publikuar në rrjetet sociale një video nga disa momente që ka kaluar me gjyshe Verën, me të cilin postoi edhe një foto disa ditë më parë,  Vera i ka treguar kreut të PD-së jetën e vështirë me djemtë dhe nuset pa punë dhe me një pension minimalist, i cili nuk i del as për të paguar dritat, të cilat kapin vlerën e 12 mijë lekëve të reja.

“Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë”, shkruan Basha në mbishkrimin e videos.

Gjatë dialogut Basha e pyet për pensionin, dhe Vera i përgjigjet ‘182 mijë lekë’, ndërkohë që kur hyjnë sërish në shtëpi, Basha e pyet sërish për pensionin, pasi me siguri e ka harruar çka i tha më parë. Pasi dëgjon shifrën e 182 mijë lekë, kryedemokrati nervozohet dhe përplas librezën me inat mbi tavolinë, dhe shton se në këtë vend “nuk ka më dinjitet”.

Dialogu i Bashës me Verën:

Vera: Ckemi Luli.

Basha: Si janë nga shpia?

Vera: Mirë si papunë. Kam pagu drita 100 e ca mijë lekë, pa ujë. Ujin se kam paguar se nuk më doli pensioni. Unë marr një pension 180 mijë lekë.

Basha: Pra ty të shkon mbi gjysma e pensionit për dritat…

Vera: Po ilaçet?

Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, çfarë arrin të blesh?

Vera: Ça do blej, dy patëllxhana, dy kunguj, qepë dhe patate. Se s’të del.

Basha: Si e ka emrin furrxhiu i lagjes?

Furrxhiu: Skerdi.

Basha: Të lumshin duart Skerdi.

Vera: Kjo është rutina e të gjithë nënave shqiptare, ku të bredhin për 5 lekë…

Basha: Këto të dyja të shkojnë 130 mijë. Sa e pensionin?

Vera: 182 mijë lekë

Basha: Sa të shkojnë ilaçet?

Vera: 40 mijë. Se i ka këto kusure mosha.

Basha: Se kam dhe prindërit me ilaçe.

Vera: Jo, jo.

Basha: Me këto që më thua ti, s’ka vend as për dinjitet, as për dinjitet s’ka vend (Përplas librezën mbi tavolinë me nerva).

Vera: Edhe shumë faleminderit se na bleve shegët…

Basha: Po ça bleva shegët…

Jemi kuriozë për formulën sesi ia del gjyshe Vera të kalojë muajin me 182 mijë lekë të vjetra pension, kur vetëm dritat, uji dhe ilaçet i shkojnë 182 mijë fiks, dhe kur të gjithë në shtëpi thotë se i ka të papunë…

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ÇIKLIZËM/ Xhiro e Italisë, Vingegaard tregon forcën në etapën e shtatë

ÇIKLIZËM/ Xhiro e Italisë, Vingegaard tregon forcën në etapën e shtatë

17/05/2026
Kaosi në ndeshjen që nuk u mbyll asnjëherë, Hearts kërkon titullin në tavolinë ndaj Celtic

Kaosi në ndeshjen që nuk u mbyll asnjëherë, Hearts kërkon titullin në tavolinë ndaj Celtic

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al