• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Greqishtja është gjuha e bukës për shqiptarët”, tjetër skandal në Universitetin e Gjirokastrës

08/02/2020
“Greqishtja është gjuha e bukës për shqiptarët”, tjetër skandal në Universitetin e Gjirokastrës

Sot në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër është mbajtur një takim me rastin e ditës botërore të gjuhës greke, ku merrnin pjesë zyrtarë e akademikë nga të  dy vendet fqinje, si dhe konsulli i Greqisë në Gjirokastër. Deri këtu s’ka asgjë të keqe. Është krejt normale të ketë organizime të tilla në aulat universitare dhe aq më tepër kur në Universitetin e Gjirokastrës ka një Departament të Gjuhës dhe Qytetërimit Grek.

Por jo gjithçka shkoi mirë sot. Argjirolajm.net mëson se në një prej materialeve të prezantuara vizualisht përmes slideve me programin Power Point,  kishte elementë nacionalistë, fraza irredentiste dhe fyese ndaj shqiptarëve. Ajo që la një shije të keqe tek auditori, kryesisht tek ata të etnisë shqiptare, ishte momenti kur u tha se “greqishtja është gjuha e bukës për shqiptarët…”

Argjirolajm.net mëson se ky material u referua nga bashkëshortja e Spiro Kserës, ish-ministrit të dënuar me burg për korrupsion. Ajo punon gjithashtu edhe si pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës. Nëse do të ishte thjesht për frustrimet e një gruaje e mbase nacionalizmin e saj të sëmurë, as nuk e merrnim mundimin t’i shkruanim këto radhë.

Idiotë të sëmurë nga nacionalizmi do të ketë gjithmonë mes grekëve, siç pamë para ca kohësh Kacifën, por ka edhe mes neve shqiptarëve. Janë mendje të mbrapshta që rrojnë me urrejtje ndaj tjetrit. S’kemi ç’u bëjmë atyre.

Problemi është tek fakti që këto kumtesa me fyerje dhe fraza pezhorative ndaj shqiptarëve bëhen në aulat universitare. Të thuash “greqishtja është gjuha e bukës për shqiptarët”, kjo është pezhorative, fyese dhe le të kuptosh se shqiptarët janë njerëz të dorës së dytë. Dhe sipas kësaj logjike nëse s’do të kishin mësuar greqisht do të kishin ngordhur për bukë…

Buka fitohet duke punuar, jo thjesht duke ditur një gjuhë të huaj dhe pastaj të rrish të presësh paratë të bien nga qielli. Shqiptarët që janë në Greqi dhe në çdo vend tjetër të botës, punojnë për të fituar bukën. Të mësuarit e gjuhës është natyrisht një lehtësi, por s’mund ta barazosh me bukën e gojës.

Shqiptarët sot në Greqi janë pjesë integrale e shoqërisë greke. Vetëm në mendjet haluçinante të disa idiotëve andej e këtej kufirit konsiderohen si njerëz të dorës së dytë, që po të mos dinin greqisht do vdisnin për bukën e gojës. Kjo nuk është hera e parë që prej Departamentit të Gjuhës dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës dalin materiale të tilla nacionaliste e irredentiste.

Pak kohë më parë u denoncua në Top Channel një dokumentar i prodhuar prej këtij departamenti, mbushur plot me fyerje dhe të pavërteta historike për shqiptarët. Ne besojmë se një departament i tillë në universitet sigurisht që është vlerë e shtuar dhe i shërben ndërveprimit mes dy vendeve, përmbush gjithashtu edhe nevojat e atyre që duan të studiojnë gjuhën dhe qytetërimin grek.

Por është e papranueshme që kjo katedër të shndërrohet në frëngji prej nga ku shfryhen frustrimet nacionaliste të mendjeve të sëmura. Rektori Bektash Mema, si titullar i institucionit, ka detyrimin së paku të distancohet nga këto paçavure që gatuhen dhe prezantohen në atë universitet.

Nga Gëzim Sala si dekan nuk presim gjë. Atij s’i bëhet vonë të ‘përqaputhet’ me ata që i kanë falsifikuar firmën nëpër projekte, jo më të shqetësohet se një prej departamenteve që ka në varësi përçudnon kështu shqiptarët.

Zoti Konsull i Greqisë në Gjirokastër, nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë mes dy vendeve këto provokime dhe fyerje, as bashkëjetesës së shkëlqyer me minoritetin në Dropull. Gjeni kohë t’i këshilloni mendjet e sëmura nacionaliste, i thoni që sot jetojmë në një shekull tjetër dhe s’ka vend për atavizma. Vërtet ne jemi më të varfër ekonomikisht se ju, por kurrsesi inferiorë apo njerëz me bisht sic tentohet në ndonjë rast të na vizatojnë.

©argjiroja.net

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

16/03/2026
Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al