• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në vend të kartolinës për Tiranën time (VIDEO)

11/02/2020
Deputetja e Gjirokastrës, Franca nderon Mirela Kumbaron me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”

Nga Mirela Kumbaro

Në vend të kartolinës për Tiranën time❤️ Unë kam lindur në Tiranë dhe kam jetuar bashkë me Kryeqytetin gjysmëshekullin e tij të dytë. Kemi qenë bashkë për mbi 50 vjet, në të mirë e në të keq.

Kemi udhëtuar bashkë çdo ditë në autobusin e 21-ishit deri te shkolla Kosova. Kemi ëndërruar bashkë në mbrëmjet e freskëta të rrugicave me pemë të Tiranës së re. Kemi dëgjuar fshehtas nëpër parqe muzikën e ndaluar. I jemi gëzuar bashkë mimozave të Liqenit Artificial që shoqëronin çdo vit ditëlindjen time.

Kemi vuajtur bashkë jo vetëm shtypjen por edhe paranojën e regjimit më të egër. Por nuk i kemi lënë kusur xhiros mbrëmësore të bulevardit dhe as kacavirrjes nëpër trenat e tu që na shpinin drejt plazhit të Durrësit si një zgjatim i krahut tënd drejt detit.

Në sheshin tënd qendror rrëzuam bashkë diktatorin dhe morëm përsipër të bëjmë realitet ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.

Vazhdojmë besnikërisht bashkë si një çift i pandarë. Nuk e tradhëtuam kurrë njëri tjetrën aq sa të besova rritjen e fëmijëve të mi ndërsa ti më dhe kurajon e angazhimit publik. ❗️Dhe sot dua të të them FALEMINDERIT Tirana🙏🏻, jo se të zgjodha, jo se më zgjodhe, por sepse ti u hape derën dhe zemrën prindërve të mi gjirokastritë. Ata të zgjodhën ty për të më lindur dhe rritur mua.

Ti me butësinë tënde ulur këmbëkryq prej tradite, me qetësinë tënde prej fushe të gatshme për të pritur Qytetin, me buzëqeshjen tënde prej njerëzish bablokë, me etjen tënde për t’u rritur e për t’u pasuruar me kultura e prurje nga e gjithë Shqipëria, me historinë e së shkuarës tënde dhe padurimin e së ardhmes tonë të përbashkët që po e ndërtojmë bashkë për të gjithë shqiptarët e gjeneratës tjetër – ti Tirana ime, i birësove prindërit e mi dhe ata më edukuan mua me dashurinë për ty, vendlindja ime! Të ma gezosh 💯 vjetorin Tirana ime.

Mbase shekulli i parë ishte më i vështiri por edhe më i guximshmi!

Shekujt që vijnë t’i uroj të begatë si mendjet e shqiptarëve që të gjallojnë, të dashur si çiftet e reja që ta shtojnë energjinë, të fortë si projektet e së ardhmes që po ndërtojmë dhe europianë si ëndrra jonë që nisëm bashkë 30 vjet më parë!

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al