Porti Detar në Sarandë ka zhvilluar së fundi një tender, me objekt “ndërtimin e tualeteve në kalatë”. Kompanitë pjesëmarrëse kanë qenë 5, prej të cilave janë skualifikuar 4 për të shpallur fituese kompaninë “AA@P” sh.p.k, e cila ka paraqitur vlerën rreth 27 milionë lekë të vjetra. Edhe pse kriteri i përzgjedhjes së fituesit ka qenë i bazuar mbi ofertën ekonomike me vlerë më të ulët, kompania fituese nuk rezulton të jetë ajo me vlerën më të ulët. Mes 5 kompanive kishte të tjera që kishin paraqitur ofertë më të ulët, por që u skualifikuan nga gara. Shpjegimet përkatëse jepen në njoftimin e shpallur në APP.
©argjiroja.net