• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vetëvrasje apo ekzekutim nga RENEA, kush e bëri ekspertizën për vdekjen e Kacifas (VIDEO)

18/02/2020
Vetëvrasje apo ekzekutim nga RENEA, kush e bëri ekspertizën për vdekjen e Kacifas (VIDEO)

Rreth një vit e gjysmë nga vdekja e Kostandin Kacifas, në media publikohet lajmi se nga hetimet nga ka rezultuar se minoritari grek nuk është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shqiptare, por ka kryer vetëvrasje.

Sipas raportit të publikuar në media, pas ngjarjes dosja për këtë çështje nga prokuroria e Gjirokastrës u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dhe pikërisht mediat i referohen këtyre hetimeve të kryesuara nga prokurori Njazi Seferi dhe ekspertëve mjeko-ligjorë të policisë shkencore.

Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi ka qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit.

Ekspertizat kanë saktësuar versionin e shprehur më herët në media nga gazetari Ferdinand Dervishi, se Kostandinos Katsifas ishte vetëvrarë, dhe jo vrarë siç u tha asokohe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Ndërsa plumbi i dytë është qitur nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt. Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur kallashnikovi i tij.

Pas lajmit të publikuar në mediat shqiptare, ka reaguar dhe Prokuroria e Gjirokastrës. Në deklaratën e saj thuhet se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr. 824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Sipas kësaj prokurorie, nuk ka një akt përfundimtar dhe se duhet të pritet vendimi për t’u bërë publik. Ngjarja që për disa ditë e ktheu fshatin Bularat të Gjirokastrës, të banuar nga minoritarë grekë, në epiqendër mediatike, ndodhi në 28 tetor 2018. Pikërisht në këtë ditë gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtimore e festës kombëtare të Greqisë, ndodhi një ngjarje e rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifas, qëlloi me armë policinë shqiptare në qendër të fshatit dhe pas disa orësh ai u rrethua nga RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat.

Policia i ka bërë disa herë thirrje me artopalant që të dorëzohej, por mendohet se në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike ai të ketë kryer vetëvrasje. Pritet që në muajt në vazhdim të dalë edhe konkluzioni përfundimtar i prokurorisë së Gjirokastrës për këtë çështje./Ora

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al