Ura e Leklit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit të kompanisë që do të realizojë punimet. Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë “ERAL CONSTRUCTION COMPANY & STERKAJ” shpk , me adrese ; Gjirokaster, Tepelene, Rruga Tepelene – Progonat. Vendndodhja Skaranë. Vlera e tenderi është rreth 73 milionë lekë të vjetra. Ura e Leklit ndodhet ne aksin rrugor Tepelenë- Përmet dhe përbën një vepër arti ndërtuar në vitin 1925 nga italianet dhe është urë konstruksion metalik tip kapriate dhe soletë ure me konstruksion metalik dhe betoni.
©argjiroja.net