Vijon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh, të cilët janë futur sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë, për shkak të mos marrjes së pagave. Njëri prej grevistëve është dërguar sot me urgjencë në Spitalin e Ballshit, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ndërkohë, grevistët vijojnë të refuzojnë shërbimin shëndetësor, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen ambasadave në vend, pasi politika nuk po reagon. Njëri prej grevistëve shprehet se “Nëse deri dje kërkuam tre pagat, tashmë ne kërkojmë pagat totale. Do marr rrugët e Evropës, nuk punoj më këtu, sepse s’ka zgjidhje.