• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor: Mezi pres të infektuarin e parë me koronavirus në Shqipëri

26/02/2020
Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor: Mezi pres të infektuarin e parë me koronavirus në Shqipëri

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report Tv, ka folur lidhur me koronavirusin.

Në fjalën e saj, Beruka u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri. Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.

“Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që dueht të besojnë,”-u shpreh mjekja.

PJESË NGA EMISONI:

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja: Pse?

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Gazetarja: Ti faleminderit që ishe me mua në studio. Do të jemi sërish sëbashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio.

Related Posts

Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026
Ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën dhe plagos babain
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën dhe plagos babain

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al