TripAdvisor ka shpallur listën me 25 destinacione, të cilat i sugjeron për t’u vizituar këtë vit. Dhe destinacioni nr. 2 është pikërisht qyteti i Sarandës.
Destinacionet “Në zhvillim” u përcaktuan si vende që vijnë dhe me një rritje vit pas viti në vlerësimet pozitive të TripAdvisor, të cilat kishin parë gjithashtu një rritje të “kursimeve” në udhëtimet e turistëve.
Në krye të listës u rendit krahina ruse e Kaliningrad, e ndjekur nga Saranda në Shqipëri dhe Beirut në Liban.
Por a do të jetë gati Saranda për të pritur këtë fluks turistik dhe për të mos zhgënjyer vizitorët? Punimet për shëtitoren, që nuk merren vesh kur nisin e kur mbarojnë, të bëjnë të besosh se ky sezon ka për të qenë i sikletshëm për ata që vizitojnë Sarandën.









