• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Naftëtarët pezullojnë grevën e urisë, u plotësua një nga kërkesat

27/02/2020
Naftëtarët pezullojnë grevën e urisë, u plotësua një nga kërkesat

Pezullojnë grevën e urisë pas 11 ditëve qëndresë naftëtarët e Ballshit, pasi kompania u kaloi në bankë 3 prej pagave të prapambetura. Punonjësit pritet që të rikthehen në Uzinë pasditen e sotme, ku do të diskutojnë me përfaqësuesit e kompanisë për rifillimin e punës në Rafineri, një nga pikat e kërkesave të tyre.

Gjatë të gjithë këtyre 11 ditëve të grevës së tyre, punonjësit e Ballshit kërkonin me ngulm për kalimin e 5 rrogave të prapambetura, si dhe për furnizimin e Rafinerisë me lëndë të parë.

Herë pas here ka pasur negociata mes grevistëve dhe kompanisë për plotësimin e kërkesave, ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur marrja e 3 pagave në bankë.

Ndërkohë, vijon ende greva e punonjësve të nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kanë 27 paga të prapambetura, ku ndodhen në ditën e 15-të të grevës.

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë 10 ditë që janë futur në grevë urie. Ata kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. Kompania “Tosk Energji” është futur në negociata me naftëtarët, por ata janë shprehur se kërkesa e tyre është të marrin të gjitha pagat e prapambetura.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Goli fantastik në elitën e futbollit ukrainas, Zabërgja e feston me… shqiponjë

VIDEO/ Goli fantastik në elitën e futbollit ukrainas, Zabërgja e feston me… shqiponjë

17/05/2026
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për gjuhën shqipe, i mbështet edhe Bebe Rexha

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për gjuhën shqipe, i mbështet edhe Bebe Rexha

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al