• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nexhmija duhet të vdiste në burg. La pas trashëgimi kriminale”

27/02/2020
“Nexhmija duhet të vdiste në burg. La pas trashëgimi kriminale”

Gazetari dhe historiani Erald Kapri foli në studion e lajmeve të Ora News në lidhje me vdekjen e Nexhmije Hoxhës. Ai u shpreh se ajo ishte bashkëpërgjegjëse për ndërtimin e sistemit komunist në Shqipëri dhe krimeve që ai sistem kreu.
Erald Kapri: Pak çaste më parë u bë publik dhe testamenti i Nexhmijes. Mua më bëri përshtypje që ajo sërish nuk gjeti dot kurajën për të kërkuar falje për atë që la pas. Ajo dhe i shoqi i saj janë përgjegjës për dramën më të madhe të kombit shqiptar. Shqipëria përjetoi një nga diktaturat më të egra, me pasoja që ne ende i vuajmë sot. Në Shqipëri ne kemi pasur të vrarë pa gjyq, të internuar pa vendime. Kjo tregon për natyrën tribale të sistemit komunist. Edhe po ta krahashosh nuk asnjë lloj ngjashmërie.

Erald Kapri u shpreh më tej se trashëgimia që la pas Nexhmije Hoxha është kriminale. Ai tha se gjatë komunizmit u prish sistemi i vlerave në Shqipëri, duke cenuar “kodin e nderit” të shqiptarit, pasojat e të cilit ne i vuajmë ende.

Erald Kapri: Shqipëria ka qenë një lloj “Koreje Veriore” të Evropës. Në përfundim të sistemit komunist Shqipëria ka qenë një nga tre vendet më të varfra të globit. Ne krahasoheshim ndoshta me Angolën. Nexhmije Hoxha la pas një trashëgimi të rëndë kriminale. Është një rast për t`u studiuar.

Shqiptarët kanë pasur një “kod nderi”, ku ka një detaj të rëndësishëm ku është paprekshmëria e gruas. Sot ne po shohim dhe vrasjen e gruas. Kjo do të thotë se në komunizëm u shkatërrua sistemi i vlerave duke krijuar “njeriun e ri”. Kjo është e gjitha trashëgimi që nga regjimi që ndërtoi Nexhmija dhe bashkëshorti i saj.

Më tej, Kapri u shpreh se Nexhmija duhet të ishte dënuar dhe vdekjen ta priste në burg, ashtu siç u duheshin dënuar dhe ish-komunsitë të tjerë.

Erald Kapri: Fatkeqësia më e madhe është që ajo vdiq e qetë në shtratin e saj në shtëpi. Ajo duhet të kishte vdekur në burg, me dënim të përjetshëm. Nuk është vonë, Nexhmija edhe pse ishte në moshë të thyer, ekzistonte mundësia që qoftë dhe një prokuror të niste një proces. Krimet janë krime kundër njerëzimit. Edhe nazistët ndiqen akoma, edhe pse lufta ka mbaruar. Sot ke komunistë që duhet të ishin në burg dhe duhet të ishin përgjigjur. Duhet të ishin në burg për krimet që kanë bërë.

Related Posts

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryesore

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Kryesore

Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026
Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social
Kryesore

Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social

16/11/2026
Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Kryesore

Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve

16/11/2026
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore
Kryesore

Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore

16/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint
Kryesore

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të pathënat e Wayne Rooney: Arrita në një pikë ku mendoja për vetëvrasje

Të pathënat e Wayne Rooney: Arrita në një pikë ku mendoja për vetëvrasje

17/11/2026
Kush ishte motori, goleadori dhe më i shpejti? Statistikat e Kombëtares

Kush ishte motori, goleadori dhe më i shpejti? Statistikat e Kombëtares

17/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al