Policia e Shtetit i është rikthyer operacioneve në Lazarat, fshatin e njohur vite më parë si baza e kultivimit dhe shpërndarjes së kanabisit.
Këtë radhë kontrollet janë bërë për armë e municione. Nga të dhënat e para mësohet se janë gjetur 4 armë zjarri në banesën e shtetasit me inicialet A.A, një granatë dhe mijëra fishekë.
Po ashtu, janë zbuluar tre kallashnikovë model 56 dhe një pushkë.