Banorët e fshatit Topullaraj në Gjirokastër kanë gati 25 vjet që bashkëjetojnë me ujërat e zeza nëpër rrugë, pasi mungon sistemimi i tyre.
Kanalizimet e ujërave të zeza përshkruajnë gati të gjitha rrugicat e fshatit, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie.
Banorët thonë se situata është më e vështirë gjatë stinës së verës.
Ata apelojnë për ndërhyrje nga ana e Bashkisë Gjirokastër./ ArgjiroLajm.net/