• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Opozita kërkon votimin elektronik, PS: Dakord, por …

28/02/2020
Opozita kërkon votimin elektronik, PS: Dakord, por …

Opozita e bashkuar ka kërkuar sot në Tryezën e Reformës Zgjedhore, futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik.

Përfaqësuesi i PD në këtë Tryezë, Oerd Bylykbashi, tha pas takimit lidhur me këtë propozim:

“Opozita e Bashkuar ka bërë sot propozimin për një nga çështjet kryesore të axhendës së opozitës në reformën zgjedhore, tashmë që nga viti 2016, futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik të votave.

Është një propozim i detajuar, fare i qartë, i thjeshtë për t’u zbatuar, absolutisht i realizueshëm, i cili do të bëjë të mundur që të heqë duart e të gjithë atyre horrave zgjedhorë që kemi çuar në të shkuarën, të cilët manipulojnë votat e shqiptarëve duke mbushur kutitë e votimit, duke votuar në emër të emigrantëve dhe duke votuar më shumë sesa një herë.

Nëse nuk trajtohet në këtë formë, probleme të tilla që janë në dukje banale, por në fakt janë kanceri i procesit të votimit dhe më pas edhe i numërimit, shqiptarët do të vazhdojnë të vuajnë nga zgjedhjet të cilat janë të papranueshme dhe të pabesueshme.

Kemi kohë që e propozojmë. Rezistenca ka qenë e gjatë në kohë. Shpresojmë që të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet që vijnë të kenë mundësinë të identifikohen në mënyrë të besueshme dhe askush të mos fusë duart në kutitë e votimit dhe t’i mbushë ato me vota emigrantësh, që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri apo me vota të fallsifikuara.”

Damian Gjiknuri:

Kurse Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri tha se “në parim ne jemi të gatshëm për kompromis, por si çdo gjë tjetër kërkon kohë dhe procesi zgjedhor nuk duhet të mbetet peng i teknologjisë. Ne do bëjmë konsultime dhe me ndërkombëtarët, por në parim mënyra se si e kemi formuluar në draft është: parimet i vendosim në ligj ndërsa më pas zbatimin ia lëmë organeve.

Në parim jemi dhe për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Ditën e martë Partia Demokratike do të sjellë dhe paketën për financimet e fushatës zgjedhore dhe fushatën në media. Do diskutojmë dhe çështjen e sistemit zgjedhor. Nëse ka vullnet në dy javët e mbetura besoj se shumë shpejt do të kemi një konkluzion. “

Petrit Vasili:

Ndërsa Petrit Vasili nga LSi tha: “Opozita e bashkuar paraqiti alternativën e saj për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik. Kemi ndarë nevojën për të evituar manipulimin, për t`i dhënë një kohë të gjatë përdorimit të kësaj teknologjie. Manipulimi i votave ka shkatërruar besimin te zgjedhjet. Përdorimi i këtyre teknologjive justifikon çdo lloj kostosh. Ky manipulim prodhon qeverisje të korruptuar që shpërdorojnë paratë. Kemi nënvizuar faktin që duhet të ecim sa më shpejtë, ne kemi përmbushur të gjitha detyrimet tona. “

Rudina Hajdari:

Në këtë takim e mori fjalën edhe Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës në parlament tha: “Ne kemi rënë dakord edhe për përdorimin e teknologjisë gjatë procesit zgjedhor. Ka disa problematika në mënyrën teknike se si mund të aplikohet. Këto ishin disa nga propozimet. Kali i betejës për opozitën parlamentare është propozimi për ndryshimin sistemit. “

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al