• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nesër vendimi nga Gjykata e Përmetit, flet Henri Çili: Çdo gjë e manipuluar, do i kundërshtoj me prova dhe fakte

29/02/2020
Nesër vendimi nga Gjykata e Përmetit, flet Henri Çili: Çdo gjë e manipuluar, do i kundërshtoj me prova dhe fakte

Analisti dhe botuesi Henri Çili, i arrestuar një ditë më parë nga policia, mohon akuzat që i janë ngarkuar nga organi i Prokurorise. Mësohet se në dëshmitë e dhëna përpara hetuesve, Çili ka deklaruar prerë se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk ka lidhje me akuzat që i janë ngarkuar.

Ai i është nënshtruar seancave pyetësore ditën e djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore. Në të gjitha deshmitë që ka dhënë në një orë e gjysmë seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen nga Prokuroria.

Sipas tij, gjithçka është tërësisht e manipuluar dhe thotë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Henri Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Rrethit, në Përmet.

Për çfarë akuzohet

Botuesi dhe pronari i universitetit Europian të Tiranës Henri Çili dyshohet se mori para nga familjarët e Arbjon dhe Alban Aliko, me qëllim lirimin e tyre pasi janë të dënuar me burg përjetë dhe 17.6 vite burgim për vrasjen e efektivit të RENEA, Ibrahim Basho. Personi që ka shërbyer si sekser dhe që ka shërbyer si njeriu që ka bërë lidhjen mes Adil Alikos, babai të dy vëllezërve të dënuar dhe Henri Çilit, dyshohet se është pikërisht kunati i këtij të fundit Gazmir Ajdini. Ajdini është vëllai i partneres së Henri Çilit, dhe duke nisur nga ky besim reciprik, mësohet se Henri Çili, ka pranuar të takojë Adil Alikon dhe ta dëgjojë për hallin që ai kishte me dënimin e dy djemve të tij.

Kujtojmë që takimin e parë mes Adili e ka kryer me Gazmir Hajdinin, i cili pasi e ka dëgjuar i ka premtuar se do e takonte me Henri Çilin në mënyrë që ai ta dëgjonte dhe çfarë mund të bënte për ti zgjidhur çështjen. Adil Aliko, mësohet se i është shprehur Gazmirit, se ishte i gatshëm të paguante çdo vlerë të mundshme vetëm për të shpëtuan nga dënimi me burgim të përjetshëm djalin e tij Arbjon Aliko, i cili gjithmonë sipas babait ishte i pafajshëm në ngjarjen e ndodhur në Lazarat. Të gjithë hetimin dhe ndjekjen në terren e ka kryer prokuroria e Përmetit, e cila teksa po ndiqte disa persona për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, mes personave të përgjuara, ka kuptuar se personat flisnin për një skenar në ndërhyrjen në organet gjyqësore me qëllim shpëtimin nga burgu përjetë të Arbion Alikos. Paralelisht me çështjen e drogës, prokuroria e Përmetit ka hapur dhe një hetim tjetër, duke mbajtur në mikqyrje dhe përgjim Henri Çilin, kunatin e tij Gazmir Ajdinaj, babain e Arbion Aliko, Adilin, kushëririn e tij Armando Aliko dhe disa persona të tjerë.

Si pasojë e negociatave për ndërhyrje në Gjykatën e Lartë, aty ku është në liste pritjë për tu gjykuar dosja e Arbjon dhe Alban Aliko, Adili babai i tyre besohet të ketë zhvilluar një takim në Tiranë me Henri Çilin, duke i kërkuar që ta ndihmonte në Gjykatën e Lartë, për zgjedhjen e çështjes së djemve të tyre. Takimi dyshohet se është zhvilluar më 7 dhjetor 2019 dhe biseda është përgjuar dhe filmuar nga oficerët e policisë. Pikërisht në këtë takim besohet se Adili, i ka kërkuar Çilit që ta ndihmonte dhe kundrejt ndihmës që ai do i jepte do e shpërblente financiarisht. Nga biseda e përgjuar se Aliko do i jepte Çilit një shumë prej 700 mijë euro, dhe disa apartamente në zonën e Velipojës dhe një sipërfaqe toke në Gjirokastër.

Me sa duket i joshur nga oferta ekonomike e bërë nga Adil Aliko, Çili ka pranuar që përmes njohjeve të tij në gjyqësor, të fillojë punën për krijimin e situatës me qëllim për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Por Gjykata e Lartë momentalisht nuk ka gjyqtarë dhe për pasojë Çili mësohet se i ka premtuar Adil Alikos, se me tu formuar gjykata e Lartë, çështja e djemve të tij, do jetë ndër të parat që do meret në shqyrtim gjyqësor. Për të nisur punën tek gjyqtarët dhe vendosur urrat e komunikimit me ta, Çilit besohet se i janë dhuruar sipëfaqe toke dhe dy apartamente nga shoqëria Fishta në Velipojë, që zotërohet nga biznesmeni Said Fishta. Kontratat e dhurimit besohet se janë bërë në 10 janar 2020 dhe se personi që është paraqitur tek noteri dhe ka firmosur në emër të Henri Çilit dyshohet të jetë Betim Shkupi, në emër të të cilit do kalonin dhe pasuritë në hipotekën e Shkodrës dhe Gjirokastrës.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al