Qendra e fshatit Asim Zeneli ka tashmë një pamje të re, pas investimit të kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projekti pritet të mbyllet pas ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijë. Investimi kap vlerën e 18 milionë lekëve të reja. Banorët shprehen të kënaqur, por sidoqoftë kërkojnë edhe zgjidhje të problemit të papunësisë.