Në ditën e dytë të kongresit socialistët kanë votuar për të zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Sa i përket qarkut Gjirokastër, emrat fitues në përfundim të numërimit të votave janë këto: Iblo Shkurta dhe Sokol Feruni (Bashkia Gjirokastër), Pirro Boboli (Bashkia Dropull), Bujar Brahimi (Bashkia Përmet), Dhimitraq Zoto (Bashkia Këlcyrë), Zheni Meçe (Bashkia Tepelenë), Laert Duraj (Bashkia Memaliaj). Libohova nuk kishte kandidat për shkak të numrit të paktë të anëtarësisë. Me ndryshimet e reja statutore është automatikisht anëtare e Asamblesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Lindita Rova. Po kështu e kanë këtë status edhe kryetarët e bashkive.
©argjiroja.net