Ajo që ka ndodhur në Itali pritet të përsëritet edhe në Shqipëri, përsa i përket masave kundër koronavirusit. Qytetarët në Tiranë kanë nisur të vërshojnë nëpër supermarkete për t’u furnizuar me ushqime nga frika e koronavirusit, për të shmangur kështu daljet e shpeshta jashtë banese. Sot qeveria mori një vendim për mbylljen e shkollave për dy javë, si dhe anulimin e të gjitha takimeve apo tubimeve publike me grumbullim njerëzish. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 mars.
©argjiroja.net










