Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme. Ndërsa e dita e hënë, ka qenë e vrejtur dhe me reshje lokale shiu, ditët e tjera duket se do të jenë të thata. Pas disa ditëve me shi (të cilat vijojnë lokalisht edhe të Hënën dhe të Martën) përgatituni për disa ditë me diell, ditë të ngrohta në mesditë dhe ditë festive siç është Dita e Verës.
Por më konkretisht le ti shohim ditët një nga një. Dita e Hënë do të ketë mot me alternime kthjellime dhe vranësirash me këto të fundit të cilat në momentin e zhvillimit do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në orët e pasdites në relievet malore të qendrës dhe jugut deri në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.
Duke filluar nga dita e Martë priten akoma më shumë orë me diell edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat mesatare dhe hera herës deri të dendura. Do të ketë edhe reshje shiu të herëpashershme por lokale dhe në formë pikash.
Më tej nga dita e Mërkurë deri të Premten (si dhe të Shtunë deri në orët e drekës) pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.
Për tu theksuar vetëm janë temperaturat (sidomos të ditës së Enjte dhe asaj të Premte) ku vlerat e mesditës do të na rikthejnë ndjesinë e ditëve të verës!!!










