• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Kjo është një kohë lufte. Armiku nuk pyet as për lab e as për malësor

10/03/2020
Rama: Kjo është një kohë lufte. Armiku nuk pyet as për lab e as për malësor

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi kufizimin në maksimumin e mundshëm të kontakteve fizike. Rama foli për mbylljen e shkollave, universiteteve dhe tha se kjo është një kohë lufte dhe armiku është pikërisht koronavirusi, një armik i paduksëm që kërcënon jetët tona, sidomos të të moshuarve.

“Thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike nuk është një predikim në ajër por një thirrje që buron nga këshilla e OBSH. Ne vendosëm që të mbyllnim shkollat, kopshtet, universitetit jo për t’iu dhënë vajzave e djemve tanë një dy javësh pushim për t’u mbledhur nëpër disko, nëpër pub-e si të ishte një kohë e zakonshme sepse kjo është një kohë lufte. Një luftë që bota do ta fitojë, ne do ta fitojmë por të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos të kufizojmë dëmet që mund t’i shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin por shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë. Kjo nuk është një luftë si luftërat tradicionale ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhen me trimërinë, me guximin, me sypatrembshmërinë, me pasionin për lirinë deri në vetësakrifikim. kjo është një luftë me një armik të padukshëm, fare të padukshëm i cili hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve tanë më të dashur, duke kërcënuar seriozisht shëndet, e sidomos të moshuarve. Kjo do të thotë që mund të jesh malësor, lab, mund të kesh shumë për të treguar me historitë e trimërisë në male apo në bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie ke dhe as ku je, të godet. E them këtë sepse përtej faktit që individë në mosha të caktuara qytetarë të cilët kapen në befasinë e një mikrofoni që ndeshen në rrugë mund të thonë fraza që në kohë të tjera mund të bëjnë dhe për të qeshur, është e patolerueshme, që ekranet e TV-ve t’i transmetojnë të tilla shaka, në vend se t’i shfrytëzojnë ato sekonda, minuta për t’i sensibilizuar. Në vend se t’u përgjigjen atyre që thonë, unë jam lab, jam malësor, jam trim, hamë bio, kjo nuk është shaka. OBSH ka thënë një të vërtetë të madhe që përtej luftës me virusin, ka dhe një luftë tjetër për të bërë për t’u mbrojtur nga infodemia.
Kjo është një luftë që e kemi ne në dorë me sjelljen tonë, me angazhimin tonë, me zbatimin e atyre këshillave në dukje krejt elementare por në fakt thelbësore. Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme që të dëgjohet nga të gjithë se 8 prej tyre janë vazhdë e 1 kontakti të vetëm dhe një kontakti të afërt, djali, babai dhe pastaj me radhë 6 të tjerë, të cilët janë kontakte të afërta por jo aq të afërta sa njerëzit e shtëpisë dhe pastaj dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë. Raste të importuara nga Italia. Duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë ishte e pashmangshme që komuniteti ynë i ekspertëve të ndërtonin skenarët me një vend fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Baza e çdo skenari, skenarët janë ndërtuar sipas fazave dhe [për t’iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit. Baza mbetet e njëjta si në skenarin e parë, si në të dytin, si në të tretin, si në fillim si në fund si në mes. Forca goditëse e virusit do shkojë në rënie. Ne besojmë shumë që është një rast që në radhë të parë personat publikë dhe mbi ta për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task forca të ndryshme, që janë praktikë e panjohur në planet. Task forcë opozitare, task force presidenciale, task force dixhitale, për çfarë? Çfarë do nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësaj lufte përveç bojës tonë? Asgjë tjetër”, deklaroi Rama.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

23/12/2025
Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al