Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 10 raste të infektuar me koronavirus. Përvec dy rasteve të para, babë e bir, mbrëmë u konfirmuan 4 raste të tjera. Po kështu pati edhe 4 raste të tjera të konfirmuara sot. Argjirolajm.net mëson se një vajzë është shtruar mesditën e sotme në spitalin e Sarandës në gjendje jo të mirë shëndetësore. Mjekët aty dyshojnë se vajza mund të jetë e infektuar me koronavirus. Prandaj janë marrë mostrat për t’i kryer analizat në Tiranë. Vajza thonë burimet, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije dhe normalisht s’ka rëndësi, është vendosur në një dhomë të vecantë në spitalin e Sarandës.
Ajo ka pasur një historik udhëtimi/pune kohët e fundit me Italinë. Sidoqoftë pritet që analizat të faktojnë nëse vajza është infekruar apo jo me koronavirus. Ditë më parë në spitalin e Sarandës u raportua për një tjetër rast të dyshuar me koronavirus. Bëhej fjalë për një klandestin afgan të kapur nga policia. Pas kryerjes së analizave rezultoi se ai nuk ishte i prekur me koronavirus. Frika është se numri i të infektuarve mund të vijë duke u rritur. Qeveria ka mbyllur shkollat për dy javë. Sot u deklarua mbyllja e gjykatave, si dhe u kërkua mbyllja e lokaleve, palestrave dhe ambienteve të tjera ku ka grumbuj njerëzish.
©argjiroja.net