• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koronavirusi, Artan Fuga “shpërthen” ndaj shqiptarëve: Katunarë pa kulturë, hapu dhe! Ikni vdisni andej

11/03/2020
Koronavirusi, Artan Fuga “shpërthen” ndaj shqiptarëve: Katunarë pa kulturë, hapu dhe! Ikni vdisni andej

Artan Fuga vijon prej disa ditësh të publikojë shkrime duke u hakëryer se sipas tij nuk kanë marrë seriozisht kur i paralajmëronte për koronavirusin dhe kërkonte masa drastike qysh muaj përpara.

Ai thotë se e kanë quajtur me pa të drejtë “budalla apo shërbëtor të Saliut”.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Rrëshket sigurisht. Se mos është here e parë! Prej qindra vjetësh e kanë studjuar që përballë rrezikut opinioni publik ekstremizohet.

Njeriu nuk është qenie e arsyeshme, por është qenie që arsyeton! Janë larg këto dy përkufizime prej njeri tjetrit, shumë larg!

Kur epidemia te ne nuk kishte arritur ende, por dihej se do të vinte, në rrjetet sociale por edhe në komunikimin ballëpërballë dëgjohej masivisht :

Nuk na prek virusi ne!

Cfarë t’u thoshe?

Sapo hapje gojën duke arsyetuar fare lehtë të hidheshin në grykë:

Rracë e pastër ne!
Pellazgë ne!

Dhe këto ushqeheshin edhe nga njerëz që nuk mund të thuash se nuk kanë kompetenca mjeksore. Por, nuk ishte një çështje mjeksore.është edhe sociale, edhe etike epidemia. Por, kush të le të flasësh seeeee!

Lërini të flasin mjekët! – të bërtisnin! Dakord mjekët bëjnë testin kurojnë, por vendimet politike nuk i marrin mjekët!

Sjelljen e njeriut në shoqëri nuk e studjojnë mjekët! Vazhdon i njejti gabim. Epidemia shihet thjesht si çështje mjeksore. Cfarë t’u thuash? Që është edhe çështje kulture, politike, familjare, etike, psikologjike?

Kush dëgjon?

Si thoshin? Janë nxitje frikërash nga ana e kritizerëve! Nuk ka rrezik. Eshtë rrezik i vogël!

Kush thotë se virusi nuk ka si të mos vijë – bën punën e Saliut!

Pse Europa jemi ne? Ata që nuk na pranojnë ne!

Mirëpo erdhën rastet e para!

Kaluam në të kundërtën! Nisëm të urrejmë emigrantët! Ata emigrantë që nuk kemi lënë pa i lëvduar sepse mbajnë me lekë familjet, vendin etj. Cilët janë këta? Ata, mo, bijtë dhe bijat e këtyre që shajnë!

Po sikur një i afërm t’u kthehej para disa ditësh dhe t’u thoshte :

Erdha o njerëz në shtëpi, kishte rrezik atje!

Cfarë do t’i thoshin : jashtë, jaaaaaashtë, jashtëëë!

O mikpritja shqiptareeeeeeee! Cfarë lavdesh i bëjmë!

Shtëpia jonë është e mikut!

E mikut dakord, por pa virus!

Jemi rracë e pastër neeeeeee! Pellazgë! Më shumë shoku! Më shumë? Etruskë! Me shumë shoku! Skitha! Ore skutha jemi? Joooooo! më të lashtë akoma! Pyet Darvinin!

Këta emigrantët e qelbur – ky ishte pak a shumë toni! Toni i frikës, i ankthit kolektiv! Jemi edhe trima pa le!

Mirëpo doli që nuk ishin emigrantë po kishin qenë për vizitë andej nga Italia!

Moooooos, edhe kjo ra!

Emigrantët i përzumë! Ik o vëlla vdis andej nga qoshet e pallatit! Cfarë na bën pis!

Trimëria? Ku ka trimëri me rrezikun mo? Trimëria është për të kënduar këngë dhe u sharë me njeri tjetrin në parlament!

Një dizonancë konjitive!

Opinioni publik midis dy të kundërtash: Jemi rracë e pastër apo jemi rracë e keqe? – nisën dilemat.

Kur nuk kishim virus – ishim pellazgë skitha, kur na kap viroza jemi emigrantë skutha!

Për t’i bashkuar këto të kundërta nisëm edhe gjejmë fajtorin jo te emigrantët, jo te bejlerët, diversantët, katolikët, vllahët, hebrenjtë, çamët, grekët, jevgjit – oh sa të mirë janë – por te kultura.

Janë katunarë mo, pa kulturë! Iku në Itali dhe kur erdhi nuk u fut në karantinë!!! Si të futej kur vetë Italia nuk e kërkonte? Kur nuk kishte asnjë simptomë? Kur i duhej të jetonte?

Nejse! Kështu e ka zakonin njeriu! Do fajtorin!

Cdo i sëmurë tani konsiderohet me faj!

Sinonimia e vjetër me shekuj : i sëmuri – fajtor : na ndihmon të kujtojmë se ne jemi ndryshe! Ne nuk na kap sepse nuk jemi fajtorë!

Vetë e ke fajin!Me ler rehat mua tani! Ik o vdis andej!

Ka rrezik të mbyllemi? Gjithë lekët po i blej makarona, oriz, reçel! Po i boshatise dyqanet mo? Ohuuuuuu! Jemi solidarë? Qenke budalla fare tiiiiiii! Solidariteti është virus komunist! 

Ne kemi hallin e këtij virusit kapitalist tani! Secili për vete Zoti për të gjithë në kohë rreziku!

Pse ç’a kujton ti? Akoma iu beson përrallave të zyshës të klasës së parë? Të vdesin të tjerët dhe të jetosh ti? E mo, çfarë kujton? Po si do të jetosh vetëm sikur të gjithë të tjerët të mos jenë më?

Nuk e di – thotë !

Na nxjerr se çfarë jemi në thelb kriza! Jo se të tjerët nuk janë.

Do kalojë epidemia sigurisht. Do iki virusi. Por, atëhere të mos harrojmë se çfarë kemi bërë. Të mos nisim përsëri:

Ne, pellazgët!

Ne, shentorët!

Ne, trimat!

Ne, solidarët!

Ata emigrantët!

Ata katundarët!

Ata opozitarët!

Mos e marrim veten kaq seriozisht!

Se nuk merremi me virusin pastaj, por me veten dhe njeri tjetrin!

Se pastaj, o dhé hapuuuu!, dëgjojmë që edhe ekipet e reanimacionit duhet t’i bëjmë mikste, ca me mjekë demokratë dhe ca me mjekë rilindas!

Po e vërtetë, sot e lexova!

Në vend t’i themi politikës së qelbur: PERJASHTAAAA nga shkenca, nga administrimi, nga shërbimet!

Trurin a e kap corona ?!”

 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

29/12/2025
Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al