• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

11/03/2020
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë në qytetin bregdetar të Durrësit, konfirmuar paraditen e djeshme. Sot ajo ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Pacientja po mbahej e izoluar në Spitalin Rajonal të Durrësit, konkretisht në repartin e Infektivit nën kujdesin e stafit mjekësor. Këta të fundit, për shkak të gjendjes së saj të rënduar, menduan ta nisin në Repartin e Infektivit në Tiranë, por ajo nuk e përballonte dot udhëtimin, ndaj e kanë rifutur sërish në reanimacion.

Në foton me poshte shihet momenti kur stafi spitalit po e nxjerr nga autoambulanca të moshuarën, e cila ka që ditën e djeshme që nuk ka urinuar, dhe mësohet se veshkat e saj janë jashtë funksionit. Pacientja kishte ditë që qëndronte në spital e shtruar me pneumoni.

75-vjeçarja ka qëndruar për disa ditë me radhë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me stafin mjekësor dhe pacientët e tjerë, por edhe me familjarë të ndryshëm që shkonin për të vizituar të afërmit e tyre në spital.

Në këto kushte, dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë nga stafi apo edhe pacientë e familjarë të tyre. Mësohet se 75-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia, ndërkohë që kishte marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore te të afërmit e saj.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores

Elbasani pret stadiumin plot, kërkon të mbushë përsëri tribunat me femra

18/03/2026
Kush u zgjodh lideri i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”?

Kush u zgjodh lideri i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”?

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al