• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 33 numri i të infektuarve

13/03/2020
Koronovirusi në Shqipëri, spitali infektiv futet në karantinë, shihni çfarë ndodh (FOTO)

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.
Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457. Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:
8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)
25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste

Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.
Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.
Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.
Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht.

“OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Bino

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

17 vite pa Natasha Richardson: Tragjedia që tronditi Hollywood-in dhe kujtimi që jeton ende

17 vite pa Natasha Richardson: Tragjedia që tronditi Hollywood-in dhe kujtimi që jeton ende

18/03/2026
TENIS/ Carlos Alcaraz mban premtimin, realizon tatuazh një… kangur

TENIS/ Carlos Alcaraz mban premtimin, realizon tatuazh një… kangur

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al