• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet psikologu, ja pse Shqipëria do të preket më pak nga koronavirusi

18/03/2020
Flet psikologu, ja pse Shqipëria do të preket më pak nga koronavirusi

Nga Edmond Dragoti, psikolog

Normalisht duhet të ishte “natyra dhe njeriu”, por situata e pandemisë botërore të Covid19 imponon një përballje të natyrës me njeriun. Me sa duket, zhvillimi i shoqërisë njerëzore ka devijuar, nuk ka ecur në drejtimin e duhur ose më keq, i është kundërvënë natyrës. Dhe beteja ka nisur.

Fuqia e goditjes së virusit SARSCoV2, shpejtësia dhe madhësia e përhapjes së tij, befasia dhe fshehtësia e prekjes së organizmit njerëzor e bën atë virusin më të rrezikshëm dhe të paparashikuar që ka njohur shoqëria njerëzore. Dhe goditja e tij është me efekte të shumëfishta tek ne, jo vetëm biologjike, por po aq edhe psikologjike, madje edhe ekonomike e më tej. Shumë më tepër ai po ndikon dhe do të ndryshojë edhe mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën e jetesës, kulturën e sjelljes dhe gjithë drejtimin e zhvillimit shoqëror. Në gjithë botën, por edhe në vendin tonë të vogël.

Sot, për herë të parë, të pasurit nuk kanë mundësi mbijetese më tepër se të varfrit: të paktën, njëlloj si gjithë shtresat e shoqërisë, ata mund të marrin vetëm shërbimin shëndetësor publik, pa privilegje të tjera.

Njerëzit e pushtetshëm në politikë, biznes, administratë e kudo janë vetëizoluar dhe frikësuar po aq sa qytetarët e thjeshtë, dhe ndoshta me probleme më të mëdha psikologjike.

Zgjatja e pandemisë do të sjellë efekte të drejtpërdrejta në qëndrimet dhe sjelljet e shoqërisë sonë, duke plotësuar dhe konsoliduar tendencat e zhvillimit të teknologjisë së sotme. Kështu, komunikimi virtual do të marrë përparësi, dhe veçanërisht shkëmbimet emocionale dhe ato ndërpersonale. Takimet në kafe, komunikimi joverbal, intimiteti ballë për ballë dhe madje riprodhimi njerëzor do të formalizohen në nivelet teknologjike dhe virtuale, joreale. Individi dhe individualizmi do të dominojnë tendencat e zhvillimit të shoqërisë, duke zëvendësuar sjelljen komunitare dhe kolektivitetin. Po aq, edhe egoizmi do të ketë përparësi në raport me solidaritetin dhe altruizmin njerëzor, veç rasteve të rrezikut të përbashkët, kur individët kanë nevojë të bashkojnë interesat për ta përballuar.

Ne do të prekemi më pak nga kjo përmbysje e përbotshme. Sepse jemi vend i pazhvilluar dhe kush zhvillohet më shpejt, konsumohet po aq shpejt. Sepse jemi të vegjël dhe dëmtohemi më pak, edhe nga rreziqe të tilla pandemike.

Vogëlsia shpesh të privon nga zhvillimi, por të ruan nga dëmtimi dhe zhdukja. Prandaj edhe kultura jonë reagon më ngadalë ndaj ndryshimeve. Dhe ne jemi dhe do vazhdojmë të jemi më pak të zhvilluar, por më pranë natyrës.

Ndoshta ky është një mesazh i natyrës, që shoqëria njerëzore të mos e tejkalojë oreksin e nevojave të veta, por të funksionojë për veten brenda në mjedisin natyror.

Related Posts

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryesore

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Kryesore

Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026
Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social
Kryesore

Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social

16/11/2026
Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Kryesore

Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve

16/11/2026
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore
Kryesore

Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore

16/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint
Kryesore

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë – Balkanweb.com – News24

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17/11/2026
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim

Juventus pas lojtarit të Monacos, Zhegrova përfshihet në operacion?

17/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al