• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Magazina me kanabis në Përmet, policia ka bashkëpunuar me bosët e drogës?

12/04/2017
Lumë droge në Përmet, zbulohet magazina me kanabis (FOTO)

Aksioni që zbuloi më shumë se 11 tonë lëndë narkotike në ish-magazinat e rezervave të shtetit në Përmet, dyshohet se është dekonspiruar. Mes të arrestuarve për ngjarjen e ndodhur më 7 prill 2017, nuk është asnjëri prej pronarëve të drogës dhe as kultivuesit e bimës narkotike. Pavarësisht se kapja e sasisë rekord të bimës narkotike është bërë, siç u tha, nga informacione sekrete që kanë mbërritur në zyrat e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, duket se aksioni ka pasur rrjedhje informacioni.

Policia e Përmetit dhe ajo e Gjirokastrës duket se jo vetëm kanë qenë “jashtë loje” gjithë këta muaj, por në momentin kur kanë mësuar se po përgatitej aksioni i kontrollit në magazina, kanë njoftuar edhe organizatorët e këtij aktiviteti kriminal. “Magazinat në fjalë ishin një zonë e ndaluar, jo vetëm për banorët e zonës që nuk janë lejuar të afrohen së paku në tre muajt e fundit, por duket se ashtu kanë qenë edhe për policinë”, tha një burim nga hetimi i çështjes.

Ka dyshime se dekonspirimi i aksionit ka ndodhur në momentet e fundit, pa u dhënë kohë personave përgjegjës që të fshehin lëndën narkotike që kishin grumbulluar. Pas gjetjes së drogës, është marrë vendim për shkarkimin e shefit të komisariatit të Përmetit bashkë me katër vartës, ndërsa ka nisur procedim edhe për drejtorin e Policisë së qarkut Gjirokastër, zv.drejtorin dhe shefin e sektorit të hetimit të trafiqeve. Ky mosveprim i Policisë, në të paktën katër muajt e fundit gjatë të cilëve është grumbulluar droga, dyshohet se ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të individëve të veçantë të Policisë me grupin që ka kultivuar e grumbulluar sasinë e drogës në ish­magazinat e Rezervave të Shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.

Aktiviteti kriminal mendohet se ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa grupi i hetimit ka marrë dëshmi se magazina e lëndës narkotike ruhej nga persona të armatosur, që nuk lejonin afrimin aty të asnjë banori të zonës. Dyshohet se në magazinën e kanabisit grumbullohej droga e prodhuar në krejt zonën dhe më pas, duke e ndarë në sasi më të vogla, trafikohej sipas kërkesave që grupi kriminal kishte nga blerësit e kanabisit. /Lapsi.al

Related Posts

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!
Kryesore

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

19/09/2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend
Lajme

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend

19/09/2026
Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar
Kryesore

Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar

19/09/2026
U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë
Kryesore

Plagosën me thikë dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 persona

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League, del lista e kombëtares, të ftuarit e trajnerit Maran – Balkanweb.com – News24

Nations League, del lista e kombëtares, të ftuarit e trajnerit Maran – Balkanweb.com – News24

19/09/2026
Statuja e John Lennon në Penny Lane del në ankand, pritet të shitet për 100 mijë paund – Balkanweb.com – News24

Statuja e John Lennon në Penny Lane del në ankand, pritet të shitet për 100 mijë paund – Balkanweb.com – News24

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al