• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet mjeku Pipero, ja kur pritet ‘stuhia’ e koronavirusit në Shqipëri

23/03/2020
Flet mjeku Pipero, ja kur pritet ‘stuhia’ e koronavirusit në Shqipëri

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ është shprehur se fundi i muajit mars dhe java e parë e prillit do të fillojë thyerja e epidemisë në vendin tonë.

‘Në javën e tretë rritet shumë numri dhe është fillimi i stuhisë. Nëse qytetarët i kanë zbatuar rregullat atëherë numri nuk do të rritet shumë. Këto dy javë është rritja. Në Itali ka shumë rëndësi të thyhet kurba.

Prapë është i lartë, por është e rëndësishme të thyhet ajo kurba. Është kaq e vështirë sa të parashikosh motin. Fundi i Marsit dhe java e parë e prillit mendoj se do të thyhet epidemia.’ tha Pipero.

‘Në javën e dytë të prillit masat do të zbuten shumë. Kurba kështu shkon përgjithësisht.’ tha më tej Pipero.

Ndërkohë në vendin tonë 15 persona të prekur nga koronavirusi janë diagnostikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 104 numrin total të të infektuarve me Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë testuar 45 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 856 persona, ku 104 raste janë pozitive.

Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 68 persona;

— Në Durrës: 7 persona,

— Në Fier: 12 persona

— Në Lushnje: 2 persona;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona;

— Në Kavajë: 3 persona,

— Në Korçë: 3 persona;

—Në Vlorë: 4 persona;

— Në Shkodër: 1 person.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

26/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al