• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OSBE: Paratë e krimit do të ndikojnë fushatën e zgjedhjeve!

13/04/2017
OSBE: Paratë e krimit do të ndikojnë fushatën e zgjedhjeve!

Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport paraprak për zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri ku ndër të tjera theksohet se do të mbërrijnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër në Shqipëri.

Mungesa e dialogut mes partive mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor, sipas OSBE, që vë në dukje se edhe fushata mund të ndikohet nga paratë e krimit.

“Bashkëbiseduesit e misioneve tona shprehin shqetësim në lidhje me keqpërdorim të mundshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe ndikimin e saj nga para të paligjshme të grupeve kriminale”,- theksohet në raport.

Po ashtu, për herë të parë, OSBE pranon se zgjedhjet e 18 qershorit mund të mos mbahen në këtë datë për shkak të situatës politike.

Prej muajit Shkurt, Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin dhe ka drejtuar protesta që kanë marrë mbështetjen e publikut, duke i kërkuar establishmentit një qeveri teknike që do të sigurojë kushtet e nevojshme për zgjedhje të ndershme. Qeveria nuk i është përkulur edne përpara këtyre kërkesave dhe ka kritikuar opozitën se po bllokon reformat e nevojshme për vendin. Shumë negociatorë të misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR shprehën shqetësimin se sitata e tanishme politike dhe mungesa e dialogut, mund të minojnë mbajtjen e procesit zgjedhor. Kuadri ligjor elektoral pati përmirësim të konsiderueshëm në vitin 2012, përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare. Një proces i ri reforme elektorale nisi në 2015-ën; e pavarësisht kësaj konsensusi politik mes dy partive më të mëdha mungonte ndaj ndryshimet nuk u dakordësuan. Kështu që pjesa më e madhe e rekomandimeve më të fundit të OSBE/ODIHR mbeten të paadresuara.

Misioni i OSBE-ODIHR u ka kërkuar vendeve të ndryshme një angazhim të madh me vëzhgues ndërkombëtar për procesin zgjedhor në vendin tonë, i cili sipas raportit paraprak të misionit po zhvillohet në kontekstin e një ndarje të thellë mes koalicionit qeverisës të udhëhequr nga PS dhe opozitës nga PD.

“Që nga shkurti i këtij viti PD ka bojkotuar parlamentin dhe po drejton protesta publike duke kërkuar qeveri teknike për të krijuar kushte për zgjedhje të besueshme. Qeveria nuk ka i dhënë asnjë zgjidhje këtyre kërkesave dhe kritikon opozitën për bllokim të padrejtë të reformave të nevojshme. Ekspertët e OSBE kanë shprehur shqetësimin se situata aktuale politike dhe mungesa e dialogut mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve”,- theksohet në raport.

Duke iu referuar regjistrit themeltar të shtetasve, të 5 marsit, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i votuesve është 3.455.775.

“KQZ ka regjistruar deri tani 30 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërsa 23 parti njoftuan KQZ se nuk regjistrohen. Afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve është 19 prilli. OSBE konstaton se me gjithë pluralizmin e mediave 75 kanale televizive, 100 stacione radioje, dhe 560 portale lajmesh mjedisi mediatik është politikisht i polarizuar.

“Kodi zgjedhor- citohet në raportin e OSBE,- parashikon mundësinë e teknologjive të tjera në votim siç është votimi dhe numërimi elektronik. PD e kërkon këtë, por shumica thotë që afati kohor për aplikimin dhe zbatimin e tyre është shumë i shkurtër. OSBE shprehet se është njohur dhe me shqetësimet lidhur me kapacitetet e kufizuara të KQZ për të verifikuar të dhënat e kandidatëve në kuadër të ligjit dekriminalizimit”.

OSBE thotë se fushata për zgjedhje nis zyrtarisht në 19 maj dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve. Shqetësime u paraqiten dhe për shpenzimet për reklama në media.

“Korniza ligjore për zgjedhjet është përmirësuar ndjeshëm në 2012, përpara zgjedhjeve të mëparshme. Një proces i ri i reformës zgjedhore nisi në vitin 2015, por për shkak të mungesës së konsensusit politik, mes dy partive më të mëdha, pjesa më e madhe e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR nuk janë adresuar”, thuhet në raport.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

22/12/2025
“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al