• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mark Marku: Basha sot është kryeministri real i Shqipërisë, Rama duket thjesht si një qytetar i vetizoluar

24/03/2020
Mark Marku: Basha sot është kryeministri real i Shqipërisë, Rama duket thjesht si një qytetar i vetizoluar

Pedagogu dhe ish-deputeti i PD, Mark Marku, në një opinion të publikuar në gazetën Panorama, shkruan se “një kryeministër që nuk ndryshon sjelljen e vet, nuk mund të ndryshojë sjelljen e qytetarëve”.

“Kryeministri Rama u shfaq dy herë në media para qytetarëve shqiptarë pa transmetuar asnjë mesazh tjetër përveç arrogancës së përditshme. Si përherë, fillimisht kërcënoi e shau edhe njëherë mediat, (këtë radhë e kishte me mediat sociale që i quajti vrima e ndyrë dixhitale e këtij vendi), opozitën dhe tradhtarët e shumtë të padientifkuar të infiltruar nga koronavirusi në radhët e qytetarëve shqiptarë, më pas kaloi në rolin e përditshëm prej epidemiologu dhe në fund fare në rolin e gjyshit që herë i tremb fëmijët me policin e herë me gogolin.

Asgjë prej kryeministri. Ashtu siç nuk ka pasur asgjë prej kryeministri në hakërrimet e përditshme virtuale duke shpërndarë herë video filmash me luftën e Vietnamit, herë video dramatike nga spitalet italiane e herë video me situata dhune nga regjimet diktatoriale,” shkruan Marku.

“Kryeministrat seriozë të vendeve normale dalin në konferenca të rregullta shtypi për të komunikuar vetëm masa ekonomike, sociale, shëndetësore, buxhete, shifra fakte, në pjesën më të madhe me gazetarë, gjithmonë në zyrat qeveritare, shpesheherë të shoqëruar nga ministrat përkatës…” thekson Marku.

“Kryeministri Rama kërkon nga të gjithë ndryshimin e sjelljes shoqërore dhe me të drejtë, një gjë e tillë është e domosdoshme, madje është kriminale të mos e bësh.

Kryeministri kërkon konsensusin e të gjithë aktorëve për t’i zbatuar masat e vendosura nga qeveria dhe prapë ka të drejtë. Por aty ku ai nuk ka aspak të drejtë është se ai kërkon që të gjithë të ndryshojnë sjelljen e tyre por ai vetë të mos ndryshojë asgjë në sjelljen e tij, gjë që, me sa duket as nuk ka ndërmend ta bëjë në të ardhmen.

Ai nuk ka bërë asnjë hap për një konsensus me opozitën dhe vazhdon ta trajtojë atë si armike, madje ta bëjë pareshtur objekt të diskursit të tij të çartur politik, edhe pse për momentin opozita ka zgjedhur një qasje konstruktive përmes evidentimit të problemeve dhe parashtrimit të alternativave për zgjidhjen e situatës.

Madje po e bën kaq mirë një gjë të tillë sa të krijohet përshtypja se kryeministri i vendit është Lulzim Basha dhe kryeministri real nuk është as më shumë, as më pak se një qytetar i zakonshëm i vetizoluar që bën statuse të shpeshta nga shtëpia e tij,” shkruan Marku.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al