• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pëllumb Pipero: Nëse nuk respektohen masat rrezikohet mbi 60% e popullsisë

24/03/2020
Koronavirusi, mjeku Pëllumb Pipero ka një mesazh të rëndësishëm (VIDEO)

Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero tha sot në emisionin Opinion se përqindja e popullsisë së Shqipërisë që pritet të jetë në kontakt me koronavirusin varet nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria. Ai tha se nëse qytetarët do të respektojnë masat, rasti më i keq parashikon se 30-40% e qytetarëve do të jenë në kontakt me virusin. Por nëse masat nuk respektohen ai tha se skenari më i keq parashikon se mbi 60% e popullsisë do të ketë kontakt me virusin.

“Ajo që mendoj unë se sa përqind e popullsisë do të bien në kontakt me virusin, jo do të infektohen, varet shumë nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria. Nëse këto masa do të respektoheshin mirë atëherë unë do të thoja që në rastin më të keq do të kishim një ekspozim të 30-40% të popullsisë. Në rast se masat nuk do të zbatohen ekspozimi do të ishte mbi 60% e popullsisë. Në Kinë rastet e para u deklaruan në 21 shkurt dhe në datë 23 Ëuhani u bllokua. Nga studimet e fundit tregohet se nëse Ëuhani do ishte mbyllur një ditë më parë, 40% e popullsisë më pak do të ishin infektuar”, tha Pipero.

Mjeku u shpreh se koronavirusi nuk përjashton asnjë moshë dhe të gjithë janë të rrezikuar. Pas vdekjes së dy personave të fundit në Shqipëri, Pipero u shpreh se ata mund të kishin diabet të fshehur, çka u dha komplikacionet e rënda.

Mjeku theksoi se moshat më të rrezikuara janë të moshuarit dhe ata që kanë probleme kronike, megjithatë edhe të rinjtë nuk duhet ta konsiderojnë veten të paprekshëm nga COVID-19.

“Thënë ndryshe është ajo që kam përmendur, nga ky virus askush nuk përjashtohet. Definitivisht asnjë nuk është i përjashtuar, komplikacionet mund të ndodhin edhe në moshat e reja. Të përpiqemi maksimalisht duke u mbrojtur duke mos u ekspozuar. Kolegët në Itali kanë konstatuar se moshat e reja ndoshta janë më të ekspozuara dhe ndoshta marrin një njësi të madhe virusesh në njësinë e kohës”, tha Pipero.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al