• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur do të jetë gati vaksina për koronavirusin?

26/03/2020
Kur do të jetë gati vaksina për koronavirusin?

Çdo ditë ka të dhëna të reja nga laboratorët shkencorë që punojnë mbi vaksinën kundër Korona virusit, dhe ndërsa testimet e para për vullnetarët kanë filluar në Kinë dhe SHBA, gjermanët, rusët, izraelitët, kanadezët po kërkojnë gjithashtu një zgjidhje.

Nxitja është sigurisht statistika e numrit të pacientëve – deri më tani, më shumë se 416,700 raste janë konfirmuar të infektuara në të gjithë botën dhe më shumë se 18.500 mijë njerëz kanë vdekur.
Bota po bashkohet me një të ashtuquajtur “gjyq solidariteti” për terapi të mundshme ndaj korona virusit, të nisur nga OBSH dhe deri më tani me 10 vende pjesëmarrëse që kanë konfirmuar testimin e katër ilaçeve tashmë ekzistuese. Midis tyre është “Remdesivir”, një ilaç eksperimental i zhvilluar gjatë epidemisë së Ebola që mban sot shpresat e botës.

Kura e parë për Remdesivir është përdorurnga italianët, pasi një pacient i prekur nga COVID-19, i trajtuar me këtë ilaç pati një rezultat negativ në korona virus.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët kinezë pretendojnë se ilaçi japonez “Favipiravir”, i njohur gjithashtu si “Avigan”, ka rezultuar i efektshëm në mundjen e korona virusit. Ky medikament kundër gripit është prodhuar nga Tojama Chemical, një degë e Fujifilm, e cila tashmë përveç kamerave, është e njohur edhe në farmakologji.

Sidoqoftë, ekspertët shëndetësorë dhe farmakologjikë aktualisht janë skeptikë në lidhje me sjelljen e ndonjë prej këtyre ilaçeve kur ato përdoren gjerësisht.

“Ne duhet të sigurohemi që vaksina është absolutisht e sigurt. Do të duhet të paktën një vit. Do të gjejmë një vaksinë, por duhet të bëjmë atë që është e nevojshme”, tha Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Mike Ryan.

Barnat kundër malaries janë përmendur gjatë ditëve të fundit, gjithashtu, si zgjidhje të mundshme.

Kur do të mund të përdoren gjerësisht barnat?

Të gjitha këto barna, në të vërtetë janë zhvilluar për të trajtuar sëmundje të tjera dhe deri tani 39 projekte janë duke u zhvilluar për të punuar për vaksinën e korona virusit. Edhe pse nuk ka zgjidhje konkrete, provat klinike mbi vullnetarë tashmë kanë filluar në Kinë dhe SHBA. Ndërsa rusët po testojnë prototipat e vaksinave të mundshme të kafshëve. Sidoqoftë, vaksina do të kërkojë një minimum prej 12 deri në 18 muaj.

Kjo u konfirmua nga SiegfriedTrom nga Aleanca e Kompanive Farmaceutike të Kërkimit në Gjermani, i cili gjithashtu thotë se shumë kompani dhe organizata shkencore në të gjithë botën po kërkojnë të zhvillojnë një vaksinë kundër korona virusit.

“Sa më shumë kompani të përfshihen, aq më shumë gjasa ka të prodhojnë vaksinën sa më shpejt”, thotë ai.
Kompania Bio-Farmaceutike kanadeze Medicago, ishte ndër të parat që ofroi një zgjidhje për trajtimin e korona virusit.30 përqinde aksioneve tësaj zotërohennga Philip Morris, i cili ndryshe nga ç ’pritet prej kompanive të duhanit, ka investuar intensivisht në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.

Kjo kompani e bioteknologjisë shpejt doli me një zgjidhje sepse përdori një bimë duhani në vend të vezëve të pulës si bioreaktor për vaksinat, të cilat përdoren kryesisht në shpërndarjen tradicionale të ilaçeve.

Projekti Medicago është gjithashtu mesaplikantëvenë Fondin e Inovacionit Strategjik COVID-19 në Kanada, të cilëve do t’u ndahen 192 milion dollarë në fonde kërkimore.

Kompania farmaceutike gjermane CureVac, e ndjekur nga Ditmar Hop, miliarderi gjerman dhe pronari i klubit të futbollit Hofenheim, po pret vaksinën e saj në vjeshtë.

Vaksina në të gjithë botën

Ekspertët thonë se për shkak të pandemisë dhe garës midis kompanive farmaceutike, zhvillimi i vaksinave nuk do të zgjasë për shumë vite, siç ndodh zakonisht. Dhe ata theksojnë se ilaçi nuk duhet të jetë në dispozicion vetëm për individë ose shtete të privilegjuara. Kjo është arsyeja pse janë krijuar spekulime mbi blerjen e mundshme të vaksinës nga presidenti amerikanTrump. Por drejtuesit e CureVac, pohuan se nëse ata do të ishin të suksesshëm në zhvillimin vaksinës, ajo do të ishte në dispozicion të të gjithë botës.

Related Posts

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur

11/04/2026
“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…
Kryesore

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…

11/04/2026
Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!
Kryesore

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

11/04/2026
Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al