Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushte një grua të cilën e ka telefonuar në një moment të papërshtatshëm. Teksa po telefononte të gjithë qytetarët që kanë lënë ankesat e tyre në portalin “Shqipëriaqëduam”, kryeministri u përball me një grua që i merrej fryma në telefon.
“Ndjesë kryeministër, ndjesë për zërin. Ndjesë së po bëja…fitnes…eh ehhh..”– tha gruaja me zë të pakët.
“Po ti e paske në terezi, por ç’ke me mua që unë bëj këtu fitnes truri. Çfarë halli kishte?“- tha Rama dhe më pas vijoi bisedën, duke iu përgjgjur ankesës së gruas për derdhjen e sigurimeve shoqërore. Pas telefonatës, gruaja ju rikthye fitnesit.









