Ka mundësi që askush nuk ka qenë më aktiv në promovimin dhe në financimin e kërkimit lidhur me vaksinat për parandalimin e koronavoruseve se Bill Gates dhe Bill and Melinda Gates Foundation. Nga sponsorizimi i një simulimi të një pandemie globale të koronavirusit, pak javë përpara se të njoftohej epidemia e Wuhan, tek financimi i iniciativave të shumta biznesore për sintezën e një vaksine të re për një virus dukshëm të ri, në radhë të parë gjejmë gjithmonë zoti Gates. Çfarë do të thotë realisht e gjitha kjo?
Minimalisht, duhet të pranojmë se Bill Gates ka qenë profetik. Ka mbështetur prej vitesh teorinë se do të vinte një pandemi shkatërrimtare globale, përballë së cilës do të gjendeshim të papërgatitur. Më 18 mars 2015, Gates kishte folur në TED [Technology Entertainment Design] lidhur me epideminë në atë kohë në zhvillim në Vancouver. Atë ditë kishte shkruar në blogun e tij: “Sapo kam mbajtur një diskutim të shkurtër mbi një argument për të cilin kam mësuar shumë kohët e fundit: epidemitë.
Epidemia e ebolës në Afrikën Perëndimore është një tragjedi: teksa shkruaj, kanë vdekur më shumë se 10000 person”. Më pas Gates kishte shtuar: “Për sa e tmerrshme mund të jetë kjo epidemi, e ardhshmja mund të jetë shumë më e keqe. Thjesht, bota nuk është e përgatitur t’i përballojë lloje të caktuara patologjie, për shembull një grip jashtëzakonisht i egër që godet një numër të madh njerëzish brenda një kohe të shkurtër. Nga të gjitha gjërat që mund të vrisnin 10 apo më shumë milion njerëz, më e mundura është një epidemi”.
Po atë vit, më 2015, Bill Gates kishte shkruar një artikull për New England Journal of Medicine të titulluar “The Next Epidemic: Lessons from Ebola”. Në të përshkruante një klasë speciale ilaçesh që “do t’u jepnin pacientëve një seri substanncash të veçanta me bazë RNA-je që do t’u mundësonin atyre të prodhonin proteina specifike (përfshi antitrupat). Edhe pse kjo është një fushë absolutisht e re, megjithatë është premtuese, pasi është e mundur që një terapi e sigurtë mund të projektohet dhe prodhohet në shkallë të gjerë në afate relativisht të shkurtëra. Një kërkim bazë më i thelluar dhe progresi i kompanive si Moderna dhe CureVac së fundi mund ta bëjnë këtë qasje një instrument kyç në luftën ndaj epidemive”. Sot Moderna dhe CureVac marrin fonde nga Fondacioni Gates dhe janë në krye të garës për zhvillimin e një vaksine të certifikuar për COVID-19 e bazuar mbi mRNA-në.
2017 dhe financimi nga CEPI
Një pandemi globale e ngjashme me gripin është në fakt një gjë për të cilën Gates dhe fondacioni i tij i mirëfinancuar përgatisin prej vitesh. Në vitin 2017, gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davos, Gates i kishte dhënë jetë një iniciative të quajtur CEPI, Coalition for Epidemic Preparedness Innovations, bashkë me qeveritë e Norvegjisë, Indisë, Japonisë, Gjermanisë dhe me pjesëmarrjen e Wellcome Trust nga Mbretëria e Bashkuar. Qëllimi i deklaruar ishte “të përshpejtohej zhvillimi i vaksinave për të cilat do të kishim nevojë për frenimin e përhapjes së epidemive të ardhshme”. Në atë kohë kishte nënvizuar se “Një zonë premtuese e kërkimit për zhvillimin e vaksinave po përdor progreset e genomikës për të hartuar DNA-në dhe RNA-në e patogjeneve të ndryshme dhe prodhimin e vaksinave”. Do të rikthehemi lidhur me këtë argument.
Event 201
Në vitin 2019, bashkë me fondacionin e tij, Bill Gates kishte vazhduar për bukuri me skenarët e tij pandemikë. Kishte realiizuar një dokumentar të transmetuar nga Netflix, ku hipotezohej një skenar shqetësues. Në video, një episod i serialit “Explained”, hidhej hipoteza e një tregu produktesh të gjetur në Kinë ku qenë stivosur kafshë të gjalla e të ngordhura dhe nga ku merrte jetë një virus me vdekshmëri të lartë që përhapej më pas në nivel global. Në video, Gates luan rolin e ekspertit dhe paralajmëron: “Nëqoftëse mendoni për diçka që mund të vrasë miliona njerëz, një panndemi është rreziku më i madh”. Kishte thënë se, sikur të mos ishte bërë asgjë për t’u përgatitur ndaj pandemive, do të vinte momenti kur bota do të shikonte prapa dhe do të hidhërohej se pse nuk ishte investuar më shumë në vaksina potenciale. Kjo disa janë përpara se bota të mësonte për lakuriqët e natës dhe të një tregu kafshësh të gjalla në Wuhan të Kinës.
Në tetorin e 2019, Fondacioni Gates ka bashkëpuunuar me World Economic Forum dhe Johns Hopkins Center for Health Security për të vënë në zbatim atë që ishte quajtur simulimi i një skenari “imagjinar”, që përfshinte disa prej figurave të spikatura të sektorit të shëndetit publik. Quhej Event 201. Siç përshkruhet në uebsajtin e tij, Event 201 simulonte “përhapjen e papritur e një koronavirusi të ri zoonotik të transmetuar nga lakuriqët e natës tek derrat e nga këta tek qeniet njerëzore dhe që në fund bëhet i transmetueshëm me shpejtësi nga njeriu tek njeriu, duke shkaktuar një pandemi të rëndë. Agjenti patogjen dhe sëmundja derivuese janë në pjesën më të madhe të modeluara sippas SARS-it, por [virusi] është më shumë i transmetueshëm në aspektin komunitar nga personat me simptoma të lehta”.
Në skenarin e Event 201, sëmundja e ka origjinën në një stallë derrash në Brazil, përhapet në rajonet e varfëra dhe, në fund, shpërthen një epidemi. Sëmundja përhapet nga trafiku ajror në Portugali, në Shtetet e Bashkuara, në Kinë dhe më gjerë, në pikën që asnjë vend nuk është më në gjendje ta kontrollojë. Në vitin e parë, skenari nuk e parashikon disponueshmërinë e një vaksine. “Nga momenti që e gjithë popullsia njerëzore është e infektueshme, gjatë muajve të parë të pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve rritet eksponencialisht, duke u dyfishuar çdo javë”. Kështu, simulimi përfundon pas 18 muajsh, pas që koronavirusi imagjinar ka shkaktuar 65 milion të vdekur. “Pandemia fillon të ngadalësohet për shkak të reduktimit të numrit të vektorëve të infektueshëm. Pandemia do të vazhdojë me një tendencë të caktuar deri kur nuk do të jetë e disponueshme një vaksinë efikase apo deri kur nuk do të jetë e infektuar 80% – 90% e popullsisë botërore”.
Pjesëmarrësit në Event 201
Për sa interesant mund të jetë skenari imagjinar i parashikuesit Event 201 të Gates-Johns Hopkins i tetorit 2019, lista e relatorëve të ftuar në reagimin imagjinar globale është po aq interesante. Midis “partecipants” të përzgjedhur, siç quheshin, ishte George Fu Gao. Qysh nga viti 2017, Profesor Gao është Drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Specializimi i tij përfshin kërkimin lidhur me “transmetimin midis specieve të virusëve të gripit … Interesohet edhe për ekologji virale, sidomos për raportet midis virusëve të gripit dhe zogjëve shtegtarë apo tregjeve të shpendëve të gjalla, të ekologjisë virale dhe të biologjisë molekulare që buron nga lakuriqët e natës”. Ekologji virale që buron nga lakuriqët e natës …
Përveç Profesor Gao, midis relatorëve të tjerë ishte e pranishme Avril Haines, ish Zëvendësdrejtorja e CIA-s në administratën Obama, që kishte mbuluar edhe postin e Asistentes së Presidentit Obama dhe e Zëvendëskëshilltarit për Sigurinë Kombëtare. Një tjetër prej protagonistëve të eventit të sponsorizuar nga Gates ishte Kundëradmirali Stephen C. Redd, Drejtor i Zyrës së Përgatitjes dhe i Reagimit të Shëndetit Publik pranë Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Vetë CDC-ja është në qendër të një skandali të madh prej mungesës së testeve të duhura për njohjen e rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Përgatitja e këtij enti është demonstruar aspak i lëvdueshëm. Në kompletimin e grupit ishte Adrian Thomas, Zëvendëspresidenti i shumë të përfolurës Johnson & Johnson, kompanisë gjiganteske mjekësore dhe farmaceutike. Thomas është Përgjegjësi i Përgatitjes ndaj Pandemive për J&J, përfshi zhvillimin e vaksinave për Ebolën, Denguen dhe HIV-in. Ishte edhe Martin Knuchel, Përgjegjës i Menaxhimit të Krizave, Emergjencës dhe Vijueshmërinë Operative për Lufthansa Group Airlines. Kjo e fundit ka qenë një prej kompanive më të rëndësishme ajrore në shkurtimi drastik të fluturimeve gjatë krizës pandemike të COVID-19.
E gjitha kjo demonstron se Bill Gates ishte shumë i preokupuar për mundësinë e një vatre të pandemisë globale, që sipas tij do të mund të shkaktonte edhe më shumë vdekje se ato të atribuar misteriozit grip spanjoll të 1918, një paralajmërim që e kishte bërë në 5 vitet e fundit ose më shumë. Bill & Melinda Gates Foundation është i përfshirë edhe në financimin për kërkimin e vaksinave të reja që përdorin teknikën shumë të re e editimit genik CRISPR dhe teknologjive të tjera.
Vaksinat për koronavirusin
Fondet e Fondacionit Gates promovojnë zhvillimin e vaksinave në të gjitha frontet. Inovio Pharmaceuticals në Pennsylvania ka përfituar 9 milion dollarë nga CEPI, Coalition for Epidemic Preparedness Innovations, i financuar nga Gates, për të zhvilluar një vaksinë, e quajtur INO-4800, eksperimentimi i së cilës tek njeriu do të fillojë në prill, një hark kohor dyshueshmërisht i shkurtër. Sikur të mos mjaftonte, Fondacioni Gates sapo i ka dhënë kompanisë 5 milion dollarë të tjerë për të zhvilluar një dispozitiv pronësor “smart” për administrimin intrademik e vaksinës së re. Veç kësaj, nëpërmjet CEPI-t, fondet e Fondacionit Gates po financojnë zhvillimin e një metodike vaksinimi krejtësisht të re, e njohur si mRNA.
[CEPI] po bashkëfinancon edhe kompaninë bioteknologjike Moderna Inc. në Cambridge të Massachusetts, për zhvillimin e një vaksine të re kundër koronavirusit të ri të Wuhan, tani i quajtur SARS-CoV-2. Partneri tjetër i Moderna është Instituti Kombëtar Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID), që është pjesë e National Institutes of Health (NIH). Drejtori i NIAID-it është Doktor Anthony Fauci, Përgjegjës i Shërbimit të Reagimit të Emergjencës ndaj Viruseve i aministratës Trump. Gjëja interesante e vaksinës kundër koronavirusit e Fauci – Gates – Moderna, mRNA-1273, është se ka arritur të sintetizohet brenda pak javëve, jo vitesh, dhe më 24 shkurt është transferuar menjëherë në NIH-në e Fauci pse është testuar në kavie njerëzore, jo mbi minj, siç e do rregulli normal. Tal Zaks, Këshilltari Kryesor Mjekësor i Moderna, ka pohuar: “Nuk besoj se testimi në një model shtazor është thelbësor për të bërë të arrihet në eksperimentimin klinik”.
Një tjetër pranim i shënuar i Moderna në uebsajtin e saj është deklarimi i mospërgjegjësisë: “Shënim special lidhur me deklarimet parashikuese: … Këto rreziqe, paqartësi dhe faktorë të tjerë përfshijnë, veç të tjerash: … faktin që nuk ka pasur kurrë një produkt komercial të miratuar për përdorim që përdor teknologjinë mRNA”, me fjalë të tjera, absolutisht jo i testuar pë shëndetin dhe sigurinë njerëzore. Një tjetër kompani bioteknologjike që përdor këtë teknologji jo të eksperimentuar të mRNA-së për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 është një kompani gjermane, e quajtur CureVac. Qysh nga viti 2015, CureVac ka përfituar fonde nga Fondacioni Gates për të zhvilluar teknologjinë e vet mRNA. Në muajin janar, CEPI i Gates i kishte dhënë kësaj kompanie mbi 8 milion dollarë për të zhvilluar një vaksinë mRNA kundër koronavirusit të ri.
Shtoni edhe faktin që Fondacioni Gates dhe entitete të lidhura me të si CEPI janë financuesit e mëdhenj e entit publik – privat të njohur të njohur si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe se Drejtori aktual i saj Tedros Adhanom, drejtori i parë i saj pa një diplomim në Mjekësi, kishte punuar për vite lidhur me HIV me Fondacionin Gates kur kishte postin e ministrit në qeverinë etiopiane. Shikojmë kështu që praktikisht nuk ekziston asnjë zonë e pandemisë aktuale të koronavirusit ku nuk gjenden gjurmë të të kudondodhurit Gates. Nëqoftëse kjo është për të mirën e njerëzimit apo një motiv preokupimi, këtë vetëm koha do të na e tregojë.
(F. William Engdahl për GlobalResarch)
Përgatiti: Armin Tirana