• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet ‘biseda’/ Kryetarët e bashkive të qarkut Gjirokastër vendosin të bëjnë testin e koronavirusit

01/04/2020
Zbardhet ‘biseda’/ Kryetarët e bashkive të qarkut Gjirokastër vendosin të bëjnë testin e koronavirusit

Gjirokastra është një ndër dy qarqet që fatmirësisht deri më tani s’ka asnjë të infektuar me Covid-19. Ndërsa tek qytetarët gjatë 20 ditëve të karantinës ka një lloj qetësie, e cila vjen edhe nga fakti se respektojnë masat kufizuese të vendosura nga qeveria, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zyrtarët publikë.

Në Gjirokastër më të tremburit duket  se janë kryetarët e 7 bashkive të qarkut, të cilët mësohet se kanë vendosur t’i nështrohen testit të koronavirusit. Meqë mbledhjet dhe takimet e përbashkëta janë shmangur në kuadër të distancimit social, ata janë dakordësuar për të kryer testin e Covid-19 gjatë komunikimit që kanë në një grup në rrjetin #WhatsApp.

Pjesë e grupit është edhe Prefekti i Qarkut. Ne kemi siguruar një pjesë nga biseda e bërë në këtë grup dhe vlerësojmë se botimi i saj ka interes publik. Edhe në mos qoftë kështu, hë për hë jemi të mbrojtur pasi paketa ‘Anti-shpifje’ është kthyer si ligj në Kuvend.

Pjesë nga biseda

Bushi: Kalimera grupi, si ma bëtë gjumin sot mo 👋

Klemi: Jasu qirje Bushi, gjumë si në kohë lufte nuk e shikon ç’bëhet na vuri korona përpara 😃

Bushi: Tallu malaka tallu, po dale se s’ke parë gjë akoma 🧐

Tërmeti: Mos përdor shprehjet e komandantit derman 😍

Prefekti: Nuk e kam thënë unë këtë❗️

Tërmeti: Aahahaha e kisha fjalën për komandantin e madh fare, që të na rrojë sa malet ✊

Gjoleka: ahahahaahah o Xheku je gjigant 😬

Flamuri: Do na jepni ndonjë pako ushqime se s’më dalin llogaritë në Gjirokastër 😬 Po doni i shkëmbejmë me klor se kam me bollëk.

Tërmeti: Jatro t’u bë mendja pako, nuk është as fushatë të keqen vëllai. 😁 Shtrëngoje dorën dhe ruaj kokën nga korona mos bridh sokaqeve me pako 😁

Liza: Duhet të bëjmë testin me patjetër se mos kemi gjë dhe nuk e kuptojmë 🤔

Alma: Unë s’kam shenja, por jam dakord me Luizën. Vetëm se kam një kërkesë. Po qe se do shkojmë grup, të përfshijme dhe Vinin, pjesë e udhëheqjes është edhe ai.

Bushi: Unë do e bëj në Janinë, vazhdoni ju 🇬🇷

Tërmeti: Po more ti Vinin, as unë nuk e le dot Dinon. Bushi mos saboto shëndetësinë e Komandantit. Në Janinë shko kur të hapen buzuqat, analizat do i bëjmë këtu. Dhe Baba Selim ishallah të na dalin mirë thuaj se po u infektuam ne, jemi si pacienti zero për bashkitë tona 🙏

Prefekti: Ju lutem të bëhemi seriozë se s’po shkojmë në dasëm. Di dhe unë të marr Arjanin me vete, por kjo nuk është punë qejfi. Pastaj s’mund të veproni me kokën tuaj. Përfaqësuesi i qeverisë jam unë këtu 😷

Gjoleka: Kur ta ndani mendjen më thoni. Unë ju pres në Tiranë, këtu po e bëj karantinën. Nuk dua ta bëj vetëm tamponin🤩

Flamuri: #TiNukDoJeshKurrëVetëm Gjolek 😄😄😄

Klemi: Mua më duket shpenzim i kotë testi, jam shumë mirë nuk ndiej asgjë, por nëse kjo është për interes të popullit prishur mos qoftë.

Tërmeti: Edhe në interes të partisë derman 😄

Prefekti: Dakord, brenda kësaj jave të kryhet testimi.

Bushi: Endaksi 👍

Tërmeti: Konsensus publiçitar 😄😄

ArgjiroLajm.net ju uron gëzuar 1 Prillin- Ditën Botërore të Gënjeshtrave. 😄 Bisedën e mësipërme dhe shumë gjëra të tjera që ndoshta do t’ju thonë sot, mirë është të mos i merrni seriozisht. Nuk ia urojmë askujt infektimin me Covid-19 edhe pse jemi të vetëdijshëm se pjesa më e madhe e popullsisë do e kalojë ndoshta dhe pa kuptuar gjë fare. Kemi nevojë për pak humor apo qoftë edhe për shaka të hidhura le të themi si kjo që sapo lexuat, teksa qëndrojmë të izoluar brenda dhe aq më tepër kur sot është 1 Prilli. Në këtë situatë e vetmja gjë që duhet marrë seriozisht është apeli për të qëndruar në shtëpi, për të kufizuar lëvizjet dhe kontaktet derisa ta fitojmë luftën me Covid-19. Sa më mirë t’i zbatojmë këto masa, aq më e afërt do jetë dita kur do t’i rikthehemi sërish lirisë. #RriNëShtëpi 😃

Related Posts

Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike
Pikante

Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike

10/06/2026
“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…
Lajme

“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…

08/06/2026
Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin
Kryesore

Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin

08/06/2026
Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!
Kryesore

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

02/06/2026
E paprecedentë/ Mediat greke ngrihen në këmbë për Zvërnecin: Po na marrin tokën tonë
Pikante

E paprecedentë/ Mediat greke ngrihen në këmbë për Zvërnecin: Po na marrin tokën tonë

01/06/2026
Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)
Kryesore

Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moderatori i njohur britanik trondit me lajmin: “Kam kancer, është agresiv, por u kap shumë herët”

20/06/2026
“S’më lejoi ta çoja Elionën në gjyq për hir të fëmijëve”/ Fill pas ndarjes nga jeta të Dr. Edi Tushes, drejtuesja e klinikës kryqëzohet nga rrjeti: “Turp, nuk ke respekt as për vdekjen”

“S’më lejoi ta çoja Elionën në gjyq për hir të fëmijëve”/ Fill pas ndarjes nga jeta të Dr. Edi Tushes, drejtuesja e klinikës kryqëzohet nga rrjeti: “Turp, nuk ke respekt as për vdekjen”

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al