Nënë Veziko është 80 vjeç, por ja ka arritur t’ja dalë me koronavirusin. Ajo u infektua dhe pas 14 ditë qëndrimi te spitali Infektiv, është shëruar. Lajmin e ka konfirmuar minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e #shëruar”, shkruan Manastirliu.









